LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë: Ka mungesë të mjeteve teknike

Sindikata e Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë: Ka mungesë të mjeteve teknike

Nga analizat e bëra nga Sindikata e Arsimit dhe Shkencës tregojnë se një pjesë e madhe e shkollave nuk kanë siguruar mjete teknike për ndjekjen e mësimin online.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës shprehen se po bëhen përgatitjen për nisjen e re të vitit arsimor, ndërsa ministrja Mila Carovska thotë se platforma për mësim nga larg nuk kërkon performanca të posaçme por kërkon vetëm telefona dhe tableta, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Kaloi trajnimi i trajnerëve nacional. Secili prej tyre ka trajnuar nga 40 të tjerë, që do të thotë se janë trajnuar 1.600 arsimtarë që tani trajnimin e çuan në shkolla. Prej sot janë edhe llogaritë dhe fjalëkimet që do t’u dorëzohen drejtorëve”, thotë Carovska.

Për nxënësit që nuk kanë kushte ta ndjekin mësimin online do të emitohen 15 minuta emisione në Televizionin e Maqedonisë.

Kryetrari i SASHK, Jakim Nedellkov thotë se arsimtarët nuk kanë kushte për punë dhe nuk mund të fillojnë me punë.

“I qëndroj pas deklaratës që e dhash. Ajo bazohet ndaj Ligjit për marrëdhënie pune ku thuhet se punëdhënësit janë të obliguar të sigurojnë kushte për punë për punëtoret”, tha Nedellkov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori