LAJMI I FUNDIT:

Sinani akuzon Arifin: Është i vetmi politikan shqiptar i Luginës që ka votuar për president të Serbisë

Sinani akuzon Arifin: Është i vetmi politikan shqiptar i Luginës që ka votuar për president të Serbisë

Ish-kryetarja e Luginës së Preshevës, Ardita Sinani, ka akuzuar pasuesin e saj në këtë post, Shqiprim Arifin se është i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës, i cili në zgjedhjet e prillit ka votuar për president të Serbisë.

Sipas saj, Arifi është po ashtu i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që thotë se Shqipëria dhe Kosova nuk duhen të merren me Luginën e Preshevës.


“Shqiprim Arifi është i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që thotë se Shqipëria dhe Kosova nuk duhen të merren me Luginën e Preshevës”, ka shkruar Sinani në llogarinë e saj në Facebook.

Shkarkimi i Ardita Sinanit nga pozita e kryetares së Preshevës, emërimi i Arifit, reagimet pas shkarkimit dhe takimi i përfaqësuesve të Luginës me Kurtin
Lexo po ashtu Shkarkimi i Ardita Sinanit nga pozita e kryetares së Preshevës, emërimi i Arifit, reagimet pas shkarkimit dhe takimi i përfaqësuesve të Luginës me Kurtin

Mes tjerash, ajo ka thënë se kryetari aktual i Preshevës nuk është i vetmi që angazhohet për politika “të këtilla”.

Këtë sipas saj, e bën duke u ndihmuar nga “i vetmuari tjetër”, Sami Salihu.

“Ai është edhe i vetmuar. I përkrahur nga i vetmuari tjetër, që i shërben si patericë e përkohshme: Sami Salihu. Si të tillë, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu janë edhe të vetmit politikanë që sot kanë frikë nga vullneti i popullit që përfaqësojnë institucionalisht”.

Prandaj, siç ka thënë ajo, Arifi dhe Salihu bëjnë të pamundurën që “t’i ikin sa më shumë ditës kur vendos populli”.

“Se janë të vetëdijshëm se janë të vetëm dhe të vetmuar. Se janë pakicë ekstreme politike dhe elektorale. Siç u pa në zgjedhjet e fundit. Siç do të jetë në zgjedhjet e reja”, ka përfunduar Sinani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori