Ditën e sotme (e hënë) këngëtari i njohur nga Shqipëria, Sinan Hoxha, ka festuar ditëlindjen e katërt të djalit.

Me këtë rast, ai i kishte organizuar një festë të veçantë të birit në kushte shtëpie, ku të ftuar ishin disa nga shokët e tij.


Artisti i njohur është kujdesur që t’i mbajë aktiv fansat duke publikuar imazhe e video të ndryshme nga festa e zhvilluar për të birin.

snn Sinan Hoxha publikon fotografi nga festa e veçantë në katër vjetorin e lindjes së djalit të tij (Foto: Instagram)

"Shpirti im, edhe 100 ishalla", ka shkruar në njërin prej postimeve këngëtari Hoxha.

Në hapësirën për komente, Sinani pranoi urime të shumta edhe nga miqtë, kolegët dhe fansat e shumtë që numëron në Instagram.

44-vjeçari prej vitesh është i martuar me bukuroshen Andrra Destani dhe kanë vetëm një djalë të quajtur, Ansi.

Si shumë nga artistët tjerë, edhe Sinani po e shijon periudhën e izolimit mjaft shumë me familjen duke respektuar rregullat ndaj COVID-19. /Telegrafi/