LAJMI I FUNDIT:

Simptomat psikologjike të çrregullimeve të gjëndrës tiroide

Simptomat psikologjike të çrregullimeve të gjëndrës tiroide
Dr. Rreze Serhati Morina, endokrinologe

Njerëzit me çrregullime të tiroides, përveç simptomave fizike kanë edhe simptoma të çrregullimit emocional dhe mendor

Dr. Rreze Serhati Morina
Endokrinologe
tel. 049667722


Këto çrregullime, kryesisht lajmërohen te hipertireoza (funksioni i rritur i tiroides), hipotireoza (funksioni i ulet i tiroides), karcinoma e tiroides, sëmundja tiroide e syve.

Çfarë lloje të problemeve mund të presim?

Çfarëdo çrregullimi të tiroides që keni ju, do të jeni më emocional sesa që keni qenë përpara dhe disponimi juaj mund të ndërrojë shumë shpejtë.

Problemet më të shpeshta emocionale janë:

Hiperaktiviteti
Aksioziteti – jeni më nervoz, keni të rrahura të shpejta të zemrës, dridhje.

Hipoaktiviteti
Depresioni – disponim i ulët, humbje e apetitit, çrregullime te gjumit.

Po shëndeti mendor?

• Pengesa ne koncentrim
• Memorie e shkurtër
• Humbje e interesimit për gjëra të ndryshme

Kush është shkaktari i simptomave psikologjike?

• Ndryshimi i nivelit të hormoneve të tiroides
• Ndonjëherë këto simptoma janë efekte anësore të terapisë. Psh. steroidet mund të keqësojnë depresionin. Beta blokatorët që përdoren për të ngadalësuar të rrahurat e zemrës mund të bëjnë që të ndiheni të lodhur, depresiv.

Çrregullimet e tiroides mund të japin ndryshime në pamje si te sëmundja tiroide e syve, humbja ose shtimi ne peshë, rënia e flokëve-të cilat ndikojnë në disponimin tuaj.

Mosmarrja e terapisë me rregull mund të çrregulloj balancën hormonale dhe të rëndojë simptomat psikologjike.

Këto çrregullime ndikojnë në jetën tuaj personale, marrëdhënien me njerëz.

Fatmirësisht, në shumicën e rasteve simptomat psikologjike tërhiqen me mbajtjen në kontroll të sëmundjes së tiroides, por përmirësimi ndodh që nuk mund të jetë i shpejtë aq sa duam ne.

E rëndësishme është të ndiqni këshillat e mjekut tuaj endokrinolog! /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori