Simnicë: Asnjë nxënës në klasë të parë, banorët migruan për shkak të kushteve
Kjo është shkolla fillore “Ismail Qemali” e fshatit Simnicë të Gostivarit. Në pamje të jashtme, më shumë i ngjan një objekti të braktisur dhe të lënë pas dore nga organet komunale. Edhe pse dikur ky oborr gëlonte nga vogëlushët që në numër ishin mbi 250, sot, shkolla ka vetëm tetë nxënës, shkruan Alsat.
Nxënësi i vetëm që takuam në shkollë, ishte Artani. Ai është klasa e nëntë.
“Vetëm jam, asnjë nuk kam. Shumë keq është vet të jesh. Do kisha dashur të kem shokë shoqe. Unë kam pesë mësues, por disa vinë disa nuk vijnë, ato mësime që mi japin i mësoj. Në edukatë fizike dalim krejt, luajmë futboll, mblidhemi grup. Disa kanë shkuar në kurbet, disa kanë shkuar në qytet s’ka fëmijë. Deri klasën e tetë kam pas shok, por prej klasës së tetë skam pas shokë klase dy vjet”, theksoi Artan Bafqari, nxënës.
Mësuesi i Artanit, që është edhe përgjegjës i shkollës, thotë se, dikur kjo shkollë ishte përplot me nxënës, por migrimet si në qytet po ashtu edhe jashtë vendit, kanë bërë që shkolla dalë ngadalë të zbrazet.
“Kjo shkollë për momentin numëron tetë nxënës, katër janë të ciklit të ulët dhe katër të ciklit të lartë, nga e gjashta në të nëntën. Këtu ku jemi është klasa e gjashtë dhe ka vetëm një nxënës, dhe është tepër rëndë të punosh 40 minuta me një nxënës….Nxënës të klasës së parë nuk kemi, nuk është regjistruar këtë vit asnjë, edhe në klasë të katërt dhe shtatë nuk kemi asnjë nxënës..”, tha Premtim Lumani, mësues.
Në këtë fshat është ulur tej mase edhe numri i banorëve. Dhe e gjithë kjo, ndodh si pasojë e mungesave të shumta dhe mos kujdesit të institucioneve për fshatin Simnicë. Fshati nuk ka transport të organizuar, dhe nuk ka as dyqan për furnizime. Edhe pse ndodhet dhjetëra kilometra larg qytetit. Banorët ankohen se, fshati në këtë gjendje ka mbetur si pasojë e migrimeve në perëndim për të siguruar ekzistencën, sepse në fshat s’ka punë, e për të punuar në qytetin e Gostivarit, nuk ka transport të rregullt.
“Pas lufte patëm shpresë se do bëhet më mirë, por asgjë nuk u bë. Unë vetë kam qenë mërgimtar si shumë të tjerë. Pas luftës si unë por edhe shumë të tjerë mendonim se do kthehen mërgimtarët, por jo që s’u kthyen por u larguan edhe më shumë për çdo ditë. Kanë mbetur 30- 35 shtëpi edhe ata krejt pleq. Këtu s’mund të sigurohet ekzistenca, s’ka punë për fat të keq ç’do ditë rinia ikën se nuk sheh ardhmëri këtu”, tha një banor.
Simnicasit kërkojnë nga drejtuesit e institucioneve që t’iu sigurohen kushtet elementare, siç është transporti për në qytet, ambulantë dhe punë, që të mund të mbijetojnë, dhe jo vizita prej drejtuesve të komunës dhe të Qeverisë vetëm para zgjedhjeve. / Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City