LAJMI I FUNDIT:

Simiq: Prifti Sava Janjiq po punon në favor të zhdukje së serbëve nga Kosova

Simiq: Prifti Sava Janjiq po punon në favor të zhdukje së serbëve nga Kosova

Nënkryetari  i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë se ideja përcaktimit të kufirit me shqiptarët në thelb ka për qëllim parandalimin e spastrimeve eventuale etnike në të ardhmen, duke shtuar se kjo është e qartë për të gjithë ata që sinqerisht interesohen për të ardhmen e serbëve në Kosovë.

Kjo deklaratë e Simiqit, siç raportojnë mediat serbe, vjen si përgjigje ndaj priftit të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, i cili kishte vlerësuar se përcaktimi i vijës kufitare do të shkaktonte spastrimin etnik, si një zgjidhje legjitime.


“Duke lobuar çdo ditë për ngrirjen e konfliktit në Kosovë, Sava Janjiq në fakt punon në favor të zhdukjes së popullit tonë nga këto hapësira [Kosova],  por edhe anon për shkatërrimin e potencialit të politikë së jashtme dhe ekonomik të Serbisë, e cila është mbrojtës ynë i vetëm i besueshëm”, tha Simiq, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, Janjiq mesazhet e tij çdo ditë i poston në rrjetet sociale në anglisht në mënyrë që t’u bie në sy sponsorëve të shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, që ata të jenë në gjendje ta shohin dhe me kohë të valorizojnë veprimet e tij anti-serbe.

“Çfarë njeriu dhe prifti është ai që udhëheq fushatë të përditshme kundër qeverisë së shtetit të tij, në qoftë se Serbia është shteti i tij, kurse i buzëqeshur pret shirita me Agim Çekun”, tha Simiq./Telegrafi/