LAJMI I FUNDIT:

Simiq: Lista Serbe e gatshme të bisedojë me Haradinajn, Kurtin apo Mustafën (Video)

Simiq: Lista Serbe e gatshme të bisedojë me Haradinajn, Kurtin apo Mustafën (Video)

Kryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ky subjekt politik është i gatshëm të bisedojë rreth formimit të Qeverisë së re të Kosovës me të gjithë liderët e partive shqiptare. Ai ka thënë po ashtu se për Listën Serbe mbetet prioritet formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Simiq nuk ka dhënë ndonjë preferencë në raport me pretendimet e kandidatit të koalicionit PAN, Ramush Haradinaj dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për formimin e Qeverisë, duke thënë se e drejta e mandatarit i takon shumicës shqiptare.


“Ne do të marrim pjesë në të gjitha konsultimet politike, pavarësisht se a është ai Ramush Haradinaj, Albin Kurti apo Isa Mustafa. Ne nuk mund të ndikojmë në çështjen e mandatarit”, ka thënë Simiq.

Kush do të jetë kryeministër – Haradinaj apo Kurti?

Ndër çështjet më me prioritet për Listën Serbe, pas formimit të Qeverisë së re mbetet themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Andaj, Simiq ka thënë se në Qeverinë e re, Lista Serbe do të angazhohet që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me theks të veçantë në çështjet që prekin në interesat e këtij komuniteti.

“Është shumë me rëndësi që të zbatohet e gjithë ajo që është arritur në Bruksel, para së gjithash mendoj në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe që paraqet imperativ për komunitetin serb në Kosovë dhe ekzistencën e tij”, ka thënë Simiq.

Ndonëse ka konfirmuar pjesëmarrjen në bisedimet për Qeverinë e ardhshme të Kosovës, Simiq, në këtë fazë, nuk ka dhënë ndonjë preferencë rreth ministrive që i synon Lista Serbe.

“Lista Serbe dhe bashkësia serbe në Kosovë duhet të përfaqësohet fuqishëm në institucione, si në Qeveria ashtu edhe në Kuvend”, shprehet Simiq. Tash për tash, nënvizon ai, nuk mund të dihet se cilat ministri do t’i ndahen Listës Serbe, por ai pret që ky subjekt politik të ketë ndikimin e vet në vendimmarrjen e institucioneve të Kosovës, sidomos për çështjet në interes të komunitetit që përfaqëson.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, Lista Serbe ka fituar 9 nga 10 ulëset sa i takojnë këtij komuniteti. Andaj, si parti fituese nga subjektet serbe, pritet që kjo Listë ta përfaqësojë komunitetin serb në Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori