LAJMI I FUNDIT:

Simeone: Nuk kemi skuadër si të vitit 2014 kur u bëmë kampion

Simeone: Nuk kemi skuadër si të vitit 2014 kur u bëmë kampion
Diego Simeone (Foto Twitter)

Atletico Madridi është i vetmi ekip që ka pikë maksimale pas tri xhirove të kaluara në La Liga.

Fundjavën e kaluar, skuadra madrilene ishte në prag të ndërprerjes së serisë me fitore, por ka shënuar fitore të mundimshme 3-2 kundër Eibarit.

Spanjollët tashmë kanë filluar ta deklarojnë Atleticon si kandidati kryesor për të fituar titullin, por trajneri Diego Simeone nuk dëshiron t’i nënshtrohet euforisë.


Argjentinasi tha se skuadra që e ka në dispozicion, nuk është aq e fortë sa ajo që fitoi kampionatin në vitin 2014.

Atletico Madrid – MLS Stars (Foto: Atletico Madrid/Twitter)

“Përsëritja e një starti perfekt të La Ligës nuk është shumë e rëndësishme. Në atë kohë, ne patëm lojtarë si Raul Garcia, Tiago dhe Gabi në ekip, dhe lojtarët e mi janë shumë të rinj tani. Kemi lojtarë të rinj Thomas Partey, Joao Felix, Thomas Lemar, Renan Lodi, Saul Niguez”, tha Simeone dhe më tutje shtoi se “Kur ne fituam ligën në sezonin 2013/14, lojtarët e mi ishin më të mirë dhe tani ne po ndërtojmë një ekip që ka çdo gjë”.

Atletico do të vazhdojë kampionatin më 14 shtator, ku në javën e katërt të ligës elitare spanjolle do ta vizitojë Real Sociedadin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Shqetësimet financiare e detyrojnë Man Utd të marrë në konsideratë ‘planin C’ para Gyokeres ose Osimhen

Shqetësimet financiare e detyrojnë Man Utd të marrë në konsideratë ‘planin C’ para Gyokeres ose Osimhen

Premier League
Kalo në kategori