Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, është i lumtur me marrëveshjen e tyre të arritur për transferimin e sulmuesit të Chelseat, Diego Costa.

Sulmuesi spanjoll, Costa tani po finalizon transferimin e tij pasi dy klubet e arritën marrëveshjen në një takim javën e kaluar.


Arritja e marrëveshjes thuhet se është bërë në bazë të 55 milionë eurove plus 10 milionë tjera në formë bonusesh.

Trajneri i Atletucos, Simeone është i lumtur që marrëveshja është mbyllur për transferimin e Costas në Vincente Calderon.

“Jemi të lumtur që një lojtar i madh ka treguar kaq shumë entuziazëm”, ka thënë fillimisht Costa.

“Ai luftoi për t'u kthyer dhe kjo është e admirueshme. Jam shumë e lumtur”.

“Unë shpresoj se ai mund të jetë shpejt i gatshëm”, përfundoi trajneri argjentinas.

Ndryshe, transferimi i Costas është bërë më i shtrenjti në histori të klubit spanjoll, duke lënë pas Radamel Falcaon në vend të dytë. /Telegrafi/

telegrafi sport app