LAJMI I FUNDIT:

Simeone komenton gjestin e CR7: Ai është më i miri në botë – me veprimin e tij, ashtu si unë, ka treguar karakter

Simeone komenton gjestin e CR7: Ai është më i miri në botë – me veprimin e tij, ashtu si unë, ka treguar karakter
Diego Simeone, Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Cristiano Ronaldo ishte vendimtar në rikthimin e Juventusit dhe kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Superylli portugez shënoi het-trik dhe e dërgoi skuadrën e tij në fazën tjetër të garës më të madhe për klube.


Në momentin e festës së golit të tretë, të cilin e shënoi nga penalltia, CR7 zgjodhi të njëjtin gjest të trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeone, i cili kishte festuar në mënyrë të turpshme në Wanda Metropolitano.

Ronaldo ia kthen Simeones me gjestin e njëjtë
Lexo po ashtu Ronaldo ia kthen Simeones me gjestin e njëjtë

Ndërsa në konferencën për shtyp pas ndeshjes, strategu argjentinas e ka komentuar festën e 34-vjeçarit.

“Cristiano Ronaldo është më i miri në botë, ai di të bëjë performanca të këtilla në mbrëmjet e mëdha. Ai e ka parë atë që kam bërë në Wanda Metropolitano dhe njësoj si unë, ka dashur të tregojë karakter”, ka thënë Simeone. /Telegrafi/

https://twitter.com/19jhodgkiss/status/1098337126008193024

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori