LAJMI I FUNDIT:

Silvestri: Maqedonia filloi rrugëtimin evropian, jemi të gatshëm për bashkëpunime të reja

Silvestri: Maqedonia filloi rrugëtimin evropian, jemi të gatshëm për bashkëpunime të reja

“Tani fillon rruga drejt shtëpisë së përbashkët evropiane, rrugë për të cilën ne si Itali jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në nivel dypalësh, përmes nismave si kjo, që do të lehtësojnë njohjen me sistemin tonë socio-politik, një kuptim më i thellë i shoqërisë maqedonase, i identitetit të saj të rrënjosur thellë dhe veçantisë së saj, duke përfshirë çështjet historike dhe gjuhësore”, tha ambasadori italian në vend, Andrea Silvestri.

Këtë e deklaroi Silvestri në nënshkrimin e sotëm të Marrëveshjes për bashkëpunim dhe shkëmbim të informatave në mes të Agjencisë për Informim të Mediave – Maqedoni dhe Agjencisë italiane të lajmeve ANSA.


“Sot asgjë nuk është si dje. Interesat tona politike, ekonomike, të sigurisë dhe sociale janë duke u zhvendosur thelbësisht”, vlerësoi Bordi Ekzekutiv i Klubit Diplomatik në Shkup, duke përshëndetur hapjen e djeshme të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE dhe zbatimin e vendimit të BE-së.

Nga Klubi Diplomatik deklaruan se “Rruga e mundimshme 17-vjeçare për arritjen e këtij qëllimi nuk e zvogëlon nevojën për përpjekje shtesë për të avancuar qasjen serioze në drejtim të ndërtimit të një sistemi të qëndrueshëm, demokratik dhe ligjor”.

Ndryshe, theksojmë se me rastin e miratimit të propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut si dhe hapjen e negociatave, shumë figura politike e kanë uruar vendin për arritjen e synimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori