LAJMI I FUNDIT:

Silueta e modelit Mercedes CLA që prezantohet gjatë javës së ardhshme (Video)

Silueta e modelit Mercedes CLA  që prezantohet gjatë javës së ardhshme (Video)

Silueta e modelit të ri CLA, që prezantohet gjatë javës që vjen në CES

Prodhuesi gjerman Mercedes, është duke punuar për një kohë të gjatë, për të zgjeruar sa më shumë linjën e makinave të vogla, ndërsa panairi i CES do të jetë aktiviteti ku do ta tregojë një pjesë të kësaj pune, transmeton Telegrafi. Por, para se të ndodhë kjo, shfaqi të pjesë të vogël e saj që na pret gjatë javës që vjen.


Në një video ë shpërndarë së fundmi, tregohet silueta e gjeneratës së re të modelit CLA. Megjithëse pamjet nuk tregojnë shumë, lë të kuptohet se është një kupe me katër dyer, si dhe formën e dritave LED.

E lansuar për herë të parë më 2013, CLA është pjesë e makinave subkompakte nga Marcedes.

Megjithëse është lansuar një vit pas A-Class dhe B-Class, modeli CLA ka pësuar më së paku ndryshime se ato modele. /Telegrafi/