Sijarto: Shtyrja e vendimit për Maqedoninë e Veriut, ishte kundër interesave të BE-së
Ministrat për Punë të Jashtme të BE-së në Helsinki do të flasin për zgjerimin dhe për datën për negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Para fillimit të mbledhjes, ministri hungarez për punë të jashtme Piter Sijarto, përsëriti mesazhin për Qeverinë e tij se zgjerimi për Ballkanin Perëndimor është me rëndësi të veçantë për vendin e tij, por ashpër ka kritikuar “dyfytyrësinë” e vendeve perëndimore.
“Ne jemi për zgjerim të shpejtë të BE-së, dhe përshpejtim të procedurës për anëtarësim dhe hapje të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por përvoja ime tregon se kolegët perëndimor vetëm flasin për zgjerim dhe sjellin vendime kundër, kjo është dyfytyrësi”, tha Sijarto, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se për Hungarinë si vend fqinj i Ballkanit Perëndimor, zgjerimi i këtij rajoni është me rëndësi të veçantë.
“Shumë më vjen keq që shumë partnerë perëndimor janë dyfytyrësh dhe shtyrja herën e kaluar ishte kundër interesave të Bashkimit Evropian”, tha Sijarto duke aluduar për vendimin e qershorit të Këshillit për Punë të përgjithshme të BE-së të shtyjë datën për negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Mbështetje Maqedonia e Veriut mori edhe nga ministri i Luksemburgut, Zhan Aselborn.
I pyetur nëse i ka për zemër Shqipërinë dhe Maqedoninë, Aselborn tha se BE ka për qëllim të sjellë vendim për negociata me këto dy vende në tetor.
Ministrat e BE-së sot do të mbajnë takim me kolegët e tyre të rajonit, mes të cilëve edhe me ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit