LAJMI I FUNDIT:

Sigurohet mbrojtje falas për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Sigurohet mbrojtje falas për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Jahjaga Foundation dhe Oda e Avokatëve të Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit, me të cilën të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë i sigurohet mbrojtje falas.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se tash më viktimat nuk janë vetëm, pasi ato kanë pas vetes të gjithë.


“Po nënshkruajmë memorandum bashkëpunimi, për ofrime të shërbimeve falas për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në vitin 2014 me themelimin e Këshillit kombëtar, u iniciua procesi për riintegrim, u bë e mundur njohja e tyre, u hap rruga për verifikimin e statusit të tyre, që ka filluar në shkurt të këtij viti. Kemi punuar për njohjen institucionale, për luftimin e stigmës. Është e vërtetë që kemi shënuar arritje, të rëndësishme, por nuk kemi arritur t’iu ofrojmë drejtësi atyre”, tha ajo.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli u shpreh se kjo ditë është shumë e rëndësishme për ta, duke shtuar se në këtë proces synojnë të përfshijnë më shumë avokate, e po ashtu si të tillë do t’i nënshtrohen disa trajnimeve.

Ai tha se oda do të bëjë identifikimin e avokatëve të cilët do të merren me këto raste, duke ruajtura kështu identitetin e tyre.

Ndërsa, Igballe Rogova nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, tha se mbrojtja ligjore tashmë është e mundur.

“Drejtësia i jep shërim këtij vendit. Ky vit ka qenë për viktimat e dhunës seksuale. Përfundimi i këtij viti me këtë nënshkrim, është vërtetë një ditë shumë prekëse për mu. Viti i ardhshëm shpresojmë që do të jetë vit i drejtësisë”, ka përfunduar ajo, raporton KP.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori