Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vazhdojnë të ballafaqohen me vonesa në marrjen e pensionit. Kjo si pasojë e mungesës së buxhetit pasi Qeveria thotë se rritja e numrit të veteranëve ka shkaktuar probleme në buxhetin e Kosovës që ka qenë i dedikuar për veteranët.
Vonesa në marrjen e pensionit veteranët kanë edhe për muajin nëntor pasi Ministria e Financave ende nuk i ka transferuar mjetet financiare në skemën e pensioneve për veteranët.
Mirëpo ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka thënë për gazetën “Zëri” se pensionet e veteranëve do të dalin këto ditë, pasi që tashmë kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Financave për t’i transferuar mjetet financiare në skemën e veteranëve.
“Po, po unë e kam dërguar në Ministrinë e Financave një shkresë për transfer të brendshme, që do të thotë skema ku kemi mjete për t’i transferuar në skemën e veteranëve. Dhe, po presim që këto ditë të bëhet pagesa për muajin tetor”, ka thënë ministri Abrashi.
Vonesa në pagesën e pensioneve kishin edhe për muajin shtator, pasi numri i veteranëve ka shkuar në mbi 28 mijë, të cilët marrin pensione e për të cilët Qeveria nuk kishte planifikuar buxhet, pasi në fillim ishte thënë se do të jenë deri në 14 mijë veteranë që do të marrin pension, meqë pjesa tjetër është e punësuar. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën