LAJMI I FUNDIT:

SIGURISHT RRUGA E KATËRT

SIGURISHT RRUGA E KATËRT

Nga: Bob Dylan (1965)
Përktheu: Fadil Bajraj

Ti je e paturpshme
Kur thua se je mikeshëz imja
Atëherë kur isha në hall
E zgërdheshur më rrije përballë


Dhe ke guxim t’më thuash
Se je e gatsheme për t’më ndihmuar
Por ti vetëm duash të jesh
Në anën e cila është duke fituar

Thuash se të kam tradhtuar
Bash mirë e di se është rrenë e kulluar
Nëse je aq e lënduar
Pse s’përpiqesh për t’ma dëshmuar

Thua se e ke humbur besimin
E tjetërkund e ke qëllimin
Ti s’ke pasur besim që ta humbasësh
E sa për këtë s’ke nevojë të flasësh

E di arsyen
Përse po më përgojon
Edhe unë isha në atë grup
Me të cilin tash ti kohën kalon

Ende kujton se jam aq budalla
Se do t’iu afrohesha dikujt sërish
Ty që përpiqesh të fshehesh
E unë i kam të gjitha parasysh

Sa herë në rrugë më sheh
Gjithnjë shtiresh e befasuar
Më thua “Si je?”, “Paç fat”
Por ti s’flet e përgjëruar

Edhe ti sikur unë fort mirë e ke kuptuar
Se më parë do të më shihje të paralizuar
Veç një herë jij krenare
Dhe ma thuaj ashiqare

Jo, nuk e ndiej veten bash të gëzuar
Kur të shoh zemërthyerit duke i përqafuar
Sikur të isha hajn i shkuar hajnash
Mbase do të të lija të shkretuar

E tash e di se je e pakënaqur
Me gjendjen dhe vendin tend
Por si nuk e ke të qartë
Se sa për mua mund t’ia mbash
kah të duash

Dua veç një herë
T’i mbathësh këpucët e mia
Dhe për të vetmën herë
Unë të isha ti

Vërtet, këtë do ta doja sall për një çast
Ti t’i mbathësh këpucët e mia
Atëherë do ta dije se ç’kob është
Kur unë të takoj ty.