Sigurisht nuk e keni ditur: Përse nuk do të duhej t’i kaloni më shumë se pesë minuta në tualet

Pa marrë parasysh nëse lexoni gazetë apo përdorni telefonin, assesi nuk do të duhej të rrini gjatë në guaskën e WC-së
Një hulumtim i fundit që është bërë në një universitet në Britani të Madhe, ka treguar që njerëzit mesatarisht kalojnë tri orë e gjysmë në javë në tualet.
Mesatarisht një person i kalon pesë minuta në guaskën e WC-së, ndërsa në banjë midis katër dhe shtatë herë në ditë, ka zbuluar “Topps Tiles”, transmeton Telegrafi.
Përse e bëjnë këtë? Për shkak se përdorin shumë telefonin e tyre, dërgojnë porosi apo shikojnë video-xhirime, ka treguar studimi.
Klinika “Mayo” ka paralajmëruar që “ulja e gjatë në tualet” apo sforcimi ose shtytja e tepërt janë shkaktarë të hemorroideve.
– Edhe pse ndoshta kënaqeni duke qëndruar ulur në tualet, leximi i gazetave apo shfletimi i rrjeteve shoqërore, do të mund t’i bëjë dëm rektumit tuaj.
– Kjo krijon më shumë presion në vena dhe në rektumin tuaj të poshtëm, gjë që përfundimisht do të mund të shkaktojë hemorroide të cilat mund të jenë të pakëndshme dhe të shkaktojnë gjakrrjedhje.
Edhe pse zakonisht zhduken vetvetiu, mund të ndodhin infeksione për shkak të të cilave do të detyroheni që të kërkoni ndihmën e mjekut.
Probabiliteti më i lartë nga shfaqja e hemorroideve, mund të ndodhë te njerëzit të cilët nuk ushtrojnë, te shtatzënat apo keni problem me kapsllëkun.
Tendosja gjatë jashtëqitjes mund të jetë gjithashtu e dëmshme.
“Përveç kësaj, tendosja mund të çojë në çarje anale – çarje të vogla në zorrën e trashë pranë anusit, të cilat mund të kruhen, dhembin dhe të çojnë në gjakderdhje”, thotë Stephanie Taylor, eksperte e shëndetit dhe mirëqenies, themeluese e StressNoMore.
“Ose, në rastin më të keq, ndodh prolapsi rektal, ku rektumi juaj bie përmes anusit tuaj.”
Simptomat e hemorroideve:
▪ Gunga rreth fundit kur shkoni në tualet
▪ Dhimbje në anus
▪ Mukus nga anusi
▪ Ju ndiheni sikur duhet të bëni një lëvizje të madhe të zorrëve edhe pasi të keni mbaruar
▪ Kruarje në pjesën e poshtme
Ka gjëra që mund të bëni në shtëpi për të parandaluar hemorroidet, duke përfshirë marrjen e mjaftueshëm të fibrave dhe ujit të pijshëm, i cili e mban jashtëqitjen tuaj të butë.
Në fillim, mund të pyesni farmacistin, por nëse nuk ka përmirësim të simptomave pas një jave, sigurohuni që të vizitoni mjekun tuaj të përgjithshëm i cili mund t’ju përshkruajë ilaçe.
Nëse kjo nuk ju ndihmon, mund të keni nevojë për trajtim spitalor.
– Shmangni qëndrimin shumë gjatë në tualet – tha Taylor, e cila beson se nuk duhet të qëndroni në tualet më shumë se pesë minuta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës