Ndeshja Kozuv - Sigal Prishtina zhvillohet të martën (sot, 17:30) në Gjevgjeli dhe i takon xhiros së shtatë të Ligës Ballkanike, transmeton gazeta “Koha Ditore”.

"Humbja me Craiovën na ka dhënë mësim që të mos bëjmë gabime dhe mos të nënvlerësojmë kundërshtarin. Unë pres fitore, pasi na duhet kjo fitore. Jemi të përgatitur mirë. Do të japim maksimumin për ta fituar këtë ndeshje. Kemi arritur deri këtu, kemi arritur suksese dhe do të vazhdojmë me sukses", ka thënë Mazreku.


Për këtë ndeshje, Prishtinën do ta ndihmojë edhe aloja Alban Veseli. Ai është përfshirë në ekip, pas disa ditësh suspendim nga klubi për shkak të konfliktit me trajnerin Ceyhun Cabadak.

Sigal Prishtina në gjashtë ndeshje të zhvilluara në Ligën Ballkanike ka shënuar katër fitore e dy humbje. Zë vendin e dytë me 10 pikë, aq sa ka edhe Kozuvi në vendin e tretë. /Koha/Telegrafi/ 

telegrafi sport app