LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina e mposht RTV 21

Sigal Prishtina e mposht RTV 21

Bardhekaltërit të dielën mbrëma në palestrën Eurosport e mposhtën RTV 21 me rezultat 87-71, në kuadër të xhiros së 10-të BKT Superliga e Kosovës në basketboll.

Sigal Prishtina bëri një paraqitje më të mirë gjatë tërë ndeshjes dhe me meritë e fitoi ndeshjen.

Basketbollisti amerikan, Devan Downey, i cili bëri paraqitjen e tij të parë me Prishtinën, ishte fantastik në këtë ndeshje dhe gjithashtu u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes me 21 pikë.


Sigal Prishtina me këtë fitore ka arritur totalin e 19 pikëve dhe tani ka pikë të barabarta me Pejën që gjendet në vendin e parë.

Rezultatet tjera të xhiros së 10-të:

Peja : Trepça 69 : 61
Drita : Vëllaznimi 87 : 80
Kosova (V) : Sigkos Bashkimi 62 : 111