LAJMI I FUNDIT:

Sienna Miller flet për ankthin në fillimet e karrierës dhe tregon se për shkak të frikës nuk ka parë të gjithë filmat e saj

Sienna Miller flet për ankthin në fillimet e karrierës dhe tregon se për shkak të frikës nuk ka parë të gjithë filmat e saj

Sienna Miller ka folur haptazi për betejën me ankthin dhe frikën nga kritikat.

Ylli i “Layer Cake”, 39 vjeçare, diskutoi me ‘Grazia’ në lidhje me përpjekjet e saj për të parën punon dhe pranon se ishte kritike ndaj asaj që bëri kur ishte më e re, ndërsa shtoi se do të shkatërrohej nëse do të jepeshin vlerësime të këqija.

“Unë kurrë nuk jam kthyer mbrapa për t’i shikuar filmat në të cilët kam luajtur. Madje, nuk i kam parë të gjithë. Ka pasur momente kur isha më e re kur kishte ndonjë shfaqje isha në ankth të madh e shumë kritike”, tha ajo.


Sienna Miller (Foto: Getty Images)

“Do të ishte një gënjeshtër e madhe nëse do të thosha që nuk dua që njerëzit të përgjigjen pozitivisht. Duhet të gërmoja jashtëzakonisht thellë, kështu që do të thyhesha nëse do të thoshin ‘ajo nuk është e mirë’ dhe për këtë nuk jam kthyer t’i shikoja filmat”, theksoi Sienna.

Miller u shfaq në ekran në vitin 2001 në komedinë romantike “South Kensington”, ku luajti përkrah Rupert Everett dhe Elle Macpherson.

Tri vite më vonë, ylli amerikan filloi të ‘godasë’ me paraqitjen në “Layer Cake” përpara se të luante në “Alfie” me Jude Laë, me të cilin po ashtu kishte edhe një romancë dashurie.

Foto: Rex Features

Lidhja e tyre përfundoi kur u zbulua romanca e Jude me Daisy Wright, dadon e fëmijëve të tij.

Karriera e saj vezulluese vazhdoi pas ndarjes në 2005 dhe ajo ka shënuar një seri nominimesh, duke përfshirë edhe “British Academy Film Awards”. /Telegrafi/

Sienna Miller (Foto: Shutterstock)