LAJMI I FUNDIT:

“Sida” mbetet dukuri e izoluar në Maqedoni

“Sida” mbetet dukuri e izoluar në Maqedoni

Rastet e infektuar me HIV-Sidë mbeten të izoluara në rajonin e Gostivarit. Nga fillimi i vitit dhe deri tani, nuk ka pasur asnjë rast të evidentuar, ndërkaq vitin e kaluar, pas plotë pesë vitesh, u regjistruan dy raste të reja të infektuar me këtë sëmundje ngjitëse, njëri i gjinisë mashkullore dhe njëri i gjinisë femërore, shkruan gazeta Koha. Që të dy janë nga vendbanimet rurale, ndërsa virusin e kanë marrë nëpërmjet rrugës seksuale. Gruaja është e moshës prej 50 – 59 vjeçe, ndërsa buri mbi 60 vjeçar. Në rajonin e Gostivarit aktualisht numërohen gjithsej 7 raste të evidentuara.

Dëshiroj t’i njoftoj banorët e qytetit të Gostivarit se, për sa i përket situatës epidemiologjike me Hiv Sidën, këtë vit, deri tani, nuk kemi raste të reja, kurse vitin e kaluar patëm dy rastea. Kjo nëpërmjet të aktivitetit që ne e quajmë këshillimi dhe testimi me vetëdëshirë i personave, me ç’rast u zbuluan dy persona me hiv pozitiv”, thotë Vojsllav Ognjanoski nga Qendra epidemiologjike, njësia në Gostivar.


Ai nënvizon se nuk përjashtohet mundësia që numri të jetë edhe më i madh, pasi akoma ka njerëz që mund ta fshehin sëmundjen e tyre nga paragjykimet e mundshme. Sipas tij, në Spitalin e Gostivarit, 3 rastet e para janë evidentuar në vitin 2005.Në vitin 2006, është zbuluar edhe një rast tjetër dhe rasti i fundit është zbuluar gjatë vitit 2011. Sipas gjinisë, 4 janë meshkuj dhe 3 i përkasin gjinisë femërore.

Sipas OJQ-ve, që merren me këtë sëmundje, mungojnë format preventive nga ana e shtetit për parandalimin e përhapjes së kësaj dukurie. Madje, buxheti për vitin 2017 parasheh 59% më pak mjete për luftën kundër HIV/AIDS. Këtë vit ka 33 të sëmurë të rinj me HIV, ndërkaq deri tani janë regjistruar 275 raste, 80 nga të cilët kanë vdekur.