Këngëtarja e njohur, Sia, gjatë muajit qershor ka zbuluar se ka adaptuar dy djem gjatë vitit të kaluar.

Por, një muaj më pas, artistja australiane ka thënë se është penduar, pasi i tregoi botës se kishte marrë një vendim të tillë, shkruan Daily Mail.


Ajo u kishte treguar The Kyle and Jackie O Show se puna e saj më e rëndësishme është të mbështes fëmijët e saj dhe të tregojë se çka po ndodh në jetën e tyre.

GettyImages 592323006 (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)

Ndërsa është pyetur për përgjegjësitë që ka si gjyshe, ajo ka refuzuar të flas për një gjë të tillë.

“Kam nxituar paksa, ata janë fëmijët e mi të rinj. I kam ata që një vit. Unë jam sikur një libër i hapur, që harroj se jo të gjithë janë të tillë”, është shprehur ajo.

GettyImages 454401073 (Foto: Frederick M. Brown/Getty Images for Trevor Project/Guliver)

Mes tjerash ajo shtoi: “Unë zbulova se nuk duhet të flas për jetën privatë të fëmijëve. Unë thjesht jam duke mësuar si të jem një nënë”.

Po ashtu, Sia kohët e fundit është bërë edhe gjyshe, pasi djali i saj i madh tashmë ka dy fëmijë. /Telegrafi/