LAJMI I FUNDIT:

Sia kërkon falje publike pasi ngatërroi Nicki Minaj dhe Cardi B

Sia kërkon falje publike pasi ngatërroi Nicki Minaj dhe Cardi B
Sia, Nicki Minaj dhe Cardi B (Foto: Gettyimages/Guliver)

Këngëtarja e njohur, Sia, ka kërkuar falje publike për rep-artistet Nicki Minaj dhe Cardi B.

Një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të një përgjigje që Sia e kishte bërë ndaj një fansi, i cili e kishte pyetur nëse do të bënte bashkëpunim me Nicki Minaj.

“Unë e dua Cardi B dhe do të doja të bashkëpunoja me të ndonjë ditë”, kishte shkruar ajo.


Pas kësaj, një numër i madh i fansave të repereve kishin akuzuar Sian për një gabim kaq trashanik, duke u thënë të bëhej më e kujdesshme.

Pasi kuptoi gabimin e saj, këngëtarja erdhi me një tjetër postim në rrjetin social Twitter, duke vënë fokusin në vdekjen e George Floyd.

“Mua nuk më intereson për këto gjëra, George Floyd është vrarë. Breonna Taylor është vrarë. Le të bashkohemi për unitet. Mendoni se Cardi B dhe Nicki do të përfshiheshin në gjëra kaq të vogla në vend se të fokusoheshin në lajmin e vërtetë”, ka shkruar ajo duke kërkuar falje për ngatërresën.

Sia, emri i vërtetë i së cilës është Sia Kate Isobelle Furler, është njëra nga këngëtaret me famë ndërkombëtare që në paraqitjet e saj del me fytyrë të mbuluar, me shkas që të mos zbulohet identiteti i saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Kalo në kategori