LAJMI I FUNDIT:

Si votoi diaspora turke?

Si votoi diaspora turke?

Përveç elektoratit vendas në zgjedhjet presidenciale të Turqisë ku qytetarët zgjodhën midis liderit aktual Recep Tayyip Erdogan dhe përfaqësuesit të opozitës Kemal Kilicdaroglu, një diasporë e madhe turke ushtroi gjithashtu të drejtën e shtetësisë së tyre.

Sipas të dhënave të agjencisë Anadolu, të drejtë vote kanë pasur 3.416.086 votues në diasporë.

Aktualisht janë numëruar rreth 87 për qind e votave dhe Erdogan kryeson me 56 për qind të votave, ndërsa kundërshtari i tij kryesor ka 40 për qind të votave, transmeton Telegrafi.


Diaspora më e madhe turke është në Gjermani, ku Erdogan fitoi bindshëm me 340 mijë vota ose 65 për qind.

Gara presidenciale e Turqisë do të vendoset në balotazh
Lexo po ashtu Gara presidenciale e Turqisë do të vendoset në balotazh

Ai fitoi edhe në Francë, ku mori mbështetjen e 62 për qind të votuesve, si dhe në Holandë me 68 për qind dhe në Belgjikë me 71 për qind të mbështetjes së diasporës turke.

Nga ana tjetër, Kiliçdaroglu mundi Erdoganin në SHBA, ku fitoi 79.83 për qind të votave të diasporës atje.

Pothuajse të gjitha vendet e Lindjes së Mesme e votuan Erdoganin, në Arabinë Saudite me 73 për qind, në Jordani me 88 për qind dhe në Liban me madje 95 për qind.

‘Bum votash’: Këto janë 12 provincat ku Erdogan gëzoi një rritje gjatë zgjedhjeve të fundit në Turqi
Lexo po ashtu ‘Bum votash’: Këto janë 12 provincat ku Erdogan gëzoi një rritje gjatë zgjedhjeve të fundit në Turqi

Përveç Bosnjë-Hercegovinës, ku Erdogan fitoi 45.9 për qind të votave, ai fitoi edhe në Kosovë me 55 për qind të votave.

Kilicdaroglu ka festuar në vendet e tjera të rajonit, në Serbi ka marrë 48 për qind, në Mal të Zi 79 për qind, në Maqedoninë e Veriut 51 për qind dhe në Shqipëri 62 për qind të mbështetjes së diasporës turke.

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori