LAJMI I FUNDIT:

Si turiste nga Amerika Latine, zbardhet dosja e vajzave që ushtrojnë prostitucion në Durrës

Si turiste nga Amerika Latine, zbardhet dosja e vajzave që ushtrojnë prostitucion në Durrës

Vijnë si turiste por në Shqipëri ushtrojnë prostitucion. Është ky trendy gjithnjë e në rritje i vajzave nga amerika latine, azia e nacionalitete të tjera, që njihen si eskortat e seksit.

Euronews Albania ka siguruar dosjen e rastit të fundit, ku në Durrës po hetohen dy venezueliane, një kolumbiane e një spanjolle.


4 shtetase të moshave nga 24 deri 46 vjeçe u proceduan pak ditë më parë për prostitucion nga policia e Durrësit. Rasti u zbulua pas një konflikti me një të ri nga Shijaku, gjatë takimit për ofrimin e shërbimeve seksuale.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se një prej vajzave të huaja akuzohet edhe për përshtatje të lokaleve për përdorim droge, pasi në banesën që kishin marrë me qira u gjet një sasi kokaine. Ato do të hetohen në gjendje të lirë ndërsa prokuroria u ka sekuestruar pasaportat dhe një leje qëndrimi që kishte një prej shtetaseve.

Sipas dosjes hetimore, vajzat kanë dëshmuar se kanë mbërritur në Shqipëri më 5 shkurt të këtij viti, pranojnë faktin se ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës por janë të pavarura dhe nuk trysnohen apo menaxhohen nga askush.

Gjithashtu kanë deklaruar se paratë që fitojnë u’a dërgojnë familjeve të tyre. Prokuroria ka verifikuar se në faqet e shumta online të eskortave të sekstit, ishin të hapura profile me fotot dhe kontaktet e shtetaseve të proceduara në gjendje të lirë. Sipas këtyre faqeve në Shqipëri qarkullojnë qindra shtetase të nacionaliteteve të ndryshme, që ofrojnë shërbime seksuale, “in call” ose “aut call”, madje edhe nga azia e largët.

Ato hynë në Shqipëri si turiste dhe sipas hetimeve të ngjashme të policies, largohen nga vendi pas disa javësh. Shërbimet seksuale që ofrohen variojnë nga 150 deri në 500 euro, në varësi të kohës dhe nëse shkon në banesën e eskortës apo ajo vjen ku dëshiron klienti./EuroNews/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori