LAJMI I FUNDIT:

Si t’i zbardhni rrobat në mënyrë natyrale? Ju duhet vetëm një artikull ushqimor

Si t’i zbardhni rrobat në mënyrë natyrale? Ju duhet vetëm një artikull ushqimor
shutterstock

Pa kimikate, me ndihmën e vetëm një ushqimi

Riktheni bardhësinë e rrobave tuaja në një kohë shumë të shkurtër.


Me kalimin e kohës, ndodh shpesh që rrobat, veçanërisht ato të bardhat, të zbehen ose të marrin një nuancë të verdhë ose gri, sado që përdorim preparate cilësore.

Shumë amvise përdorin truke të ndryshme, madje disa përdorin edhe zbardhues, për të zbardhur rrobat e tyre, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, nëse nuk dëshironi të përdorni kimikate dhe dëshironi t’ua riktheni bardhësinë në një mënyrë natyrale, provoni këtë truk.

Gjithçka që ju nevojitet është vetëm një limon.

Shtrydheni, më pas kullojeni lëngun.

Hidhni gjysmë filxhani lëng limoni në enën e zbutësit dhe do të shihni sa të mrekullueshme dhe të bardha do të jenë rrobat tuaja.

Acidi citrik është ai që vepron si një mjet zbardhues. /Telegrafi/