Ngërçi është një tkurrje e fortë dhe e dhimbshme e muskujve. Kap më shumë këmbët, pulpat dhe kofshët, por ndonjëherë edhe krahët dhe duart.
Rastet më të shpeshta? Mungesa e kripërave minerale, lodhje, ftohje, pozicione të parehatshme që ke qëndruar për një kohë të gjatë dhe që pengojnë rrjedhjen e gjakut.
Mund të shmangen edhe me ndonjë ndryshim të vogël në dietën tuaj: boronicat, ribes i zi (rrush frëngu), agrumet dhe ushqimet e tjera të pasura me vitaminë C dhe f1avonoidët ndihmojnë qarkullimin dhe largojnë këto dhembje të bezdisshme. Sidomos në rastet e ngërçeve gjatë natës që kapin në periudhën e shtatzënisë, transmeton Telegrafi.
Si t’i shmangësh dhe largosh ngërçet
Ngërçi vjen pikërisht atëherë kur s’e pret. Ndërsa je duke fjetur, duke bërë dashuri, po duke bërë sport, të kap një dhembje therëse. Çfarë ndodh?
Në muskul mbërrin pak oksigjen dhe grumbullohet acidi laktik, substancë e prodhuar nga një punë ku vihen në përdorim muskujt, që jep mpirje: muskuli forcohet dhe nëse përpiqesh ta lëvizësh, ai mpihet edhe më shumë.
Ç’duhet të bëjmë, atëherë?
• Nëse ngërçi të zë në kohën që po merresh me sport, përpara se të fillosh, pi një gjysmë gote me lëng frutash dhe gjysmë gote ujë: do të pengojë humbjet e kripërave minerale që i shkaktojnë ato.
• Mos bëj gjimnastikë direkt pas ngrënies, sepse gjatë tretjes, stomaku u “vjedh” gjak muskujve.
• Për zemër ha kajsi të thata dhe kos pa yndyra, i cili është i pasur me kalcium dhe magnez (janë minerale të rëndësishme për tkurrjen e muskujve).
• Kur të kap, dhembjen mund ta lehtësosh duke shpirë me ngadalë muskulin e mpirë.
• Nëse ngërçi të zë në dorë: bashkoji duart dhe me dorën që s’të dhemb shtyj me ngadalë prapa, drejt pulsit, gishtat e dorës tjetër.
• Nëse ngërçi të zë në këmbë: ulu, kape me duar, kap gishtat, tërhiqi drejt vetes dhe shtyj përpara thembrën.
• Nëse ngërçi të zë në pulpë: ulu në tokë, duke mbajtur këmbën që të dhemb të shtrirë dhe tjetrën të përkulur. Përpiqu të kapësh gishtat e këmbës së mpirë dhe tërhiqi me ngadalë, por pa i lëvizur. Vazhdo derisa mpirja muskulore të pakësohet.
• Nëse ngërçi të zë në kofshë: ke nevojë për ndihmën e dikujt. Ulu në tokë dhe kërkoji ndihmësit tënd që me njërën dorën të të ngrejë thembrën dhe me tjetrën të të shtypë gjurin duke ta ulur poshtë.
Ti ndërkohë masazho me ngadalë muskujt e kofshës. Brenda pak çasteve, spazma muskulore pakësohet aq shumë derisa zhduket. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak – çfarë duhet patjetër të hani
Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja
Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre