LAJMI I FUNDIT:

Si t’i riktheheni ish-it, nëse e keni ndarë mendjen për një rikthim

Si t’i riktheheni ish-it, nëse e keni ndarë mendjen për një rikthim

Merrni kohën tuaj dhe ndiqni hapat më poshtë. Do ta gjeni veten me një shans të dytë për diçka për të cilën jeni të sigurt se keni nevojë

Dhe, si për gjithçka tjetër, pak punë ia vlen për gjërat që kanë vërtet vlerë.

Kaloni pak kohë të ndarë

Rregulli numër një i çdo ndarjeje është të kaloni pak kohë veç. Mos e kontaktoni vajzën për 2 javë.

Ndarjet janë shumë të lodhshme emocionalisht dhe juve ju duhet kohë për të marrë frymë, për t’u qetësuar dhe për t’i vënë gjërat në perspektivë.

Koha larg njëri-tjetrit do lejojë që gjërat të ftohen dhe ju do të jeni më pak të emocionuar. Gjithashtu do të keni kohë të mendoni për mënyrën se si ndiheni për ndarjen, ku gabuat dhe a dëshironi të ktheheni me të, shkruan Bustle.

Përqendrohuni tek ajo që doni

Gjatë këtyre javëve larg, gjeni kohë për t’u përqendruar te vetja. Qëndroni ‘single’ dhe shijojeni. Vlerësoni se kush jeni dhe se çfarë doni.

Shkoni në palestër, gjeni një stil të ri veshjeje, dilni jashtë me miqtë, bëni miq të rinj, gjeni një hobi të ri. S’ka asgjë më ‘sexy’ se një djalë që ka jetën e tij. Kjo do t’ju ndihmojë të rivendosni në vend vetëvlerësimin dhe sigurinë.

Nëse pas kësaj kohe (2 javë), gjatë së cilës i jeni kushtuar vetes, jeni ende të sigurt që e doni vajzën mbrapsht, kaloni në hapin tjetër.

Kuptoni përse ju la

Hapi i parë për të rikthyer marrëdhënien tuaj është të kuptoni se çfarë nuk shkoi si duhet dhe pse ajo ju la. Asnjë vajzë nuk do t’ju pranojë nëse ju nuk e dini se përse ju ka lënë. Mendohuni gjatë edhe thellë, derisa t’i përgjigjeni këtyre pyetjeve: Çfarë ju tha para se të ndaheshit?

A kishte dhënë shenja?

A ju tha se nuk ju pëlqente ose nuk ju dashuronte më?

Ju mund të mendoni se diçka thjesht ndryshoi tek ajo, por mundësitë më të mëdha janë që ajo ka dhënë shenja që tregonin që ishte fundi i marrëdhënies tuaj, se çfarë dëshironte të ndryshonte dhe për çfarë kishte nevojë nga ju.

Kontaktojeni

Nëse edhe pasi keni kaluar kohë vetëm e dëshironi përsëri, kontaktojeni. Cilëndo mënyrë që të zgjidhni, sigurohuni që mesazhi të jetë i lehtë dhe me nota lozonjare.

Një mesazh që thotë “Duhet të flasim” ose “Dua të kthehemi prapë bashkë” është shumë i rëndë dhe ajo nuk do të jetë e lumtur që do t’ju takojë. Tregojini asaj versionin e vetes tuaj, që i keni shfaqur në fillim të lidhjes.

Takojeni dhe mos u tregoni shumë seriozë

Kujtohuni të ruani qetësinë. Caktoni një takim për drekë ose kafe gjatë ditës, njëlloj sikur po takoni një shoqe. Diçka më e rëndë se kaq, do t’ju bëjë të dukeni nevojtar dhe sikur po përpiqeni t’i bini në sy më shumë se ç’duhet.

Sigurohuni që biseda të jetë e lehtë, flirtuese e argëtuese. Kujtojini asaj djalin me të cilin ra në dashuri, jo atë me të cilin u nda.

Vazhdoni takimet

Nëse e doni sërish pas takimit të parë, vazhdoni me këto takimet rastësore.

Shkoni drejt qëllimit

Pas disa takimesh, nëse doni të rilidheni me të, tregojini se çfarë mësuat nga javët, gjatë së cilave qëndruat të ndarë.

Tregojini se e kuptuat se pse u ndatë dhe se jeni duke punuar për ta përmirësuar atë gjë. Duhet t’i tregoni se jeni pjekur dhe se e keni dëgjuar atë që ajo ka thënë, citon Anabel.

Bëni punën

Pas pajtimit dhe pasi hareja e të kthyerit bashkë të përfundojë, është koha për të filluar punën me marrëdhënien. Duhet të punoni me gjërat, të cilat nuk funksiononin fillimisht.

Duhet ta dini që rikthimi zgjat për më tepër se një natë, prandaj tregojini asaj që jeni gati të shfaqni një version më të mirë të vetes, duke mos rënë pre e sjelljeve të vjetra. Këtë herë ju duhet komunikim i mirë dhe shumë durim. Nëse i keni këto, marrëdhënia me siguri do të zgjasë.

/Telegrafi/