LAJMI I FUNDIT:

Si t’i përfitoni zbritjet marramendëse gjatë Black Friday?

Si t’i përfitoni zbritjet marramendëse gjatë Black Friday?

Black Friday 2017 po afrohet shpejtë dhe është koha më e përshtatshme e vitit për blerjet më të mira në të gjithë artikujt, nga pajisjet më të imëta deri tek produktet esenciale që nuk i blejmë çdo ditë.

Këtë vit, Black Friday është në datën 24 nëntor, një ditë më herët se vitin e kaluar, që domethënë ju keni një ditë ekstra të bëni pazaret e Krishtlindjeve.

Kompanitë e shitjeve në Amerikë kanë periudhën më të zënë të vitit që nga Dita e Falënderimeve.

Kjo dukuri çdo vit e më shumë po bën zhurmë edhe në Kosovë.

Por, edhe pse kjo periudhë blerjesh vazhdon të fitojë popullaritet, ka shumë njerëz që shmangin turmat plot tension nëpër dyqane që është e kuptueshme, pasi kjo ndikon në përzgjedhjen jo të zgjuar që ata mund të bëjnë përgjatë blerjeve.

Për këtë arsye kemi përgatitur udhëzuesin e begatë për Black Friday 2017, në mënyrë që të keni instruksionet e duhura me informacione të mjaftueshme për ditët me ofertat më të mira të vitit, ku fokusi juaj të mbetet tek kursimet e mëdha që mund të bëni gjatë blerjeve.

Hapat që duhet të ndiqni për të zënë pazaret më të mira:

• Interesohuni për kohën e hapjes se dyqaneve pasi orari për këtë periudhë mund të ndryshojë


• Bëni kërkime për produktet që nuk i bleni çdo ditë


• Zotohuni të bleni produktet më të shtrenjta sepse aty mund të kurseni më së shumti


• Fokusohuni te produktet të cilat i bleni për përdorim më të gjatë
• Krijoni një listë dhe bëni kërkime për çmimet aktuale dhe përfitimet nga ofertat

Shumica e dyqaneve paralajmërojnë zbritjen e produkteve, me metodën për t’i joshur konsumatorët me ofertat e pre-Black Friday, paraprakisht ditës se madhe të zbritjeve, që paraqet një përparësi për juve.

Megjithëse mund të përpiqemi të parashikojmë zbritjet, askush nuk e di saktë deri sa reklamat të duken zyrtarisht dhe ne të kuptojmë se çfarë dyqanet kanë planifikuar për këtë vit.

Megjithatë, në përgjithësi, disa marrëveshje të Black Friday fillojnë të rrjedhin qysh në tetor, dhe gjërat me të vërtetë nxehen në javën e parë të nëntorit.

Nëse jeni të etur të jeni në dijeni këtë vit, këshillat tona po i listojmë më poshtë:

• Ndiqni sekuencat e reklamave në kanalet televizive,
• Ndiqni faqet e brendeve në rrjetet sociale përreth produkteve që ju interesojnë.
• Kontrolloni përditësimet në postimet në facebook, instagram etj
• Kontrolloni emailet tuaja sepse zakonisht kompanitë serioze ju dërgojnë informata dhe njoftimet edhe përmes email-it.

Pëlqeni këtë faqe në FACEBOOK Black Friday Kosovë