LAJMI I FUNDIT:

Si t’i kurseni 34 për qind të faturës totale përmes ngrohjes

Si t’i kurseni 34 për qind të faturës totale përmes ngrohjes

Në vazhdën e një sërë opsionesh të dhëna nga KEDS për minimizimin e shpenzimeve të energjisë elektrike përmes ngrohjes gjatë dimrit, ekspertët e energjetikës në KEDS kanë dhënë një sugjerim shtesë lidhur me këtë.

Sipas tyre, nëse e zvogëloni temperaturën në termostatin tuaj për 40% të kapacitetit të tij të plotë, që në praktikë i bie ta vendosni atë nga numri pesë në numrin tre, atëherë ju do të arrini të kurseni 34% të faturës totale.


Këto sugjerime të ekspertëve të energjetikës në KEDS janë të mirëseardhura, sidomos në këtë kohë dimri, kur një numër i caktuar i konsumatorëve e përdor energjinë elektrike për ngrohje.

Ngrohja me energji elektrike, përveçqë e ngarkon sistemin elektro-energjetik tej mase, përbën edhe 70% të faturës totale mujore.

“Rrjedhimisht, të gjithë ata konsumatorë që energjinë elektrike e kanë të vetmen alternativë për ngrohje, është jetike që në këtë kohë krize ta përdorin atë në mënyrë sa më racionale.

Vetëm kështu kemi një rrjet të qëndrueshëm. Të praktikojmë këto masa të thjeshta për të mirën tonë të gjithëmbarshme”, thuhet në njoftimin e KEDS-it. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori