LAJMI I FUNDIT:

Si t’i bëjmë flokët të na rriten më shpejtë

Si t’i bëjmë flokët të na rriten më shpejtë

Dëshironi që flokët tuaja të rriten shpejt dhe të jenë të shëndetshme? Atëherë provoni këto këshilla të thjeshta për të përshpejtuar rritjen.

Së pari bëni një prerje profesionale. Është esenciale prerja e mire dhe profesionale. Prerja e mirë bën të mundur eliminimin e të gjitha të qarave dhe po ashtu zgjedh modelin e duhur për formatin e fytyrës suaj.

Bëni prerje të rregullt. Prerja e rregull është jashtëzakonisht e rëndësishme për flokun, e bënë të ketë një mirëmbajtje të vazhdueshme dhe shumë të jetë i freskët floku. Prerja duhet të bëhet çdo 6 ose 8 javë.


Lani flokët 2 ose 3 herë në javë, jo më shumë e jo më pak. Larjet e shpeshta shkaktojnë tharjen e flokut, e po ashtu largojnë yndyrat që janë esenciale për rritjen e flokut. Po ashtu edhe larjet e rralla nuk janë të mira për flokët sepse edhe yndyra e tepërt pengon ajrosjen e flokut.

Trajtoni me shumë kujdes çdo ditë. Çdo ditë lyeni majat e flokëve me produkte që janë pikërisht për këto pjesë, po ashtu mund të përdorni vaj ulliri, por në sasi shumë të vogla, në mënyrë që mos të duken flokët si të palara. Ato kanë nevojë shumë për këtë gjë. Po ashtu krihja e tyre duhet të jetë e lehtë.

Mos luani shumë me flokët. Vetëm në raste të rralla përdoreni tharësen apo pajisjet tjera për thyerjen e flokut, ato janë dëmtuesit më të mëdhenj. Ato shkaktojnë tharjen, këputjen, qarjen e fijes së flokut, etj. Mënjanoni sa të mundeni më shumë.

Bëni gjumë të rregullt. Mungesa kronike e gjumit mund të ndikoj në baraspeshën e trupit tonë, gjë e cila ndikon në çdo gjë, e po ashtu edhe në rritjen e flokut tonë.

Përmirësoni mënyrën e të ushqyerit. Nëse ne hamë ushqime të duhura, ne bëjmë flokët tona të shëndetshme dhe i stimulojmë për rritje. Ushqimet që kanë një efekt pozitiv për rritje janë: mishi i shpezëve, mishi i peshkut i pajisur me Omega-3 acide yndyrore, ku një shembull shumë i mirë do të ishte salmoni. Rëndësi të veçantë ka ngrënia e vezëve, fasules, kos, arra, fara, kivi, molla, rrushi, spinaqi, luleshtrydhe, boronica, manaferrat, pastaj brokoli, fasulja e gjelbër, lakra, lulelakra.

Largimi i stresit. Stresi shkakton shumë problem në organizëm e po ashtu dëmton flokët shumë. Rekomandohet marrja me ndonjë aktivitet që largon stresin si: lexim, gatim apo kopshtari.

Merrni vitamina. Vitamina A, B, C, dhe E janë esenciale për rritjen e flokëve, por përdorimi i tepërt i vitaminës A shkakton rënien e flokëve, pra sigurohuni që nuk do merrni më shumë se 100,000 IU për një ditë. Po ashtu, marrja e magnezit, vaji i farave të lirit dhe acidi folik, përmirësojnë rritjen e flokut. Gjithashtu shtoni një multivitaminë rutinës tuaj të përditshme, sepse do u ndihmojë shumë, gjë për të cilën mund ta diskutoni me mjekun, apo me farmacistin, në mënyrë që t’ua rekomandoj multivitaminën e duhur për ju.

Aktivitete në ambient të hapur. Stërvitjet e përditshme, e sidomos ato në natyrë, përmirësojnë qarkullimin në të gjithë trupin, duke përfshirë edhe atë të kokës tuaj. Përpiquni që një gjë të tillë ta bë 3 deri 4 herë në javë.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Në çift
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Flokë dhe stil
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Njollat kafe?

Njollat kafe?

Këshilla Estetike
Tetë arsye pse nuk kaloni dot në orgazëm

Tetë arsye pse nuk kaloni dot në orgazëm

Në çift
Kalo në kategori