LAJMI I FUNDIT:

Si të veprosh kur ti e do shumë punën tënde, por shefi po ta vështirëson jetën?

Si të veprosh kur ti e do shumë punën tënde, por shefi po ta vështirëson jetën?

Mund të jesh një nga ata njerëzit fatlumë që e ke me shumë pasion punën, por në njëfarë mënyre shefi/ja ose eprori/ja po ta bën shumë të vështirë të vazhdosh të mbash ritmin tënd dhe të jesh një person kreativ

E kuptojmë sa sfiduese është, madje ndikon dhe në motivimin dhe humorin tënd, ndaj përmes këtij artikulli të ndihmojmë se si të mundesh të përballosh një situatë të tillë.


Le të theksojmë faktin se mënyra se si shefi/ja e menaxhon punën, s’ka lidhje me ty, por me përvojën, edukimin, mënyrën se si ai/ajo e sheh të arsyeshme të veprojë. Në disa raste, mund të jetë edhe duke projektuar botën dhe ndjenjat e saj të brendshme.

Nëse shefi/ja sapo ka marrë këtë pozicion, mund të ndihet në ankth, ose të mendojë se duke mikro-menaxhuar skuadrën, do të ketë rezultate më të mira. Në këtë skenar, ose thuaja që punon më mirë kur nuk kontrollohesh në çdo sekondë, ose bëj durim derisa ta kuptojë vetë se mënyra e saj është e gabuar.

Por, personi që është në krye të menaxhimit mund edhe të mendojë se kjo është mënyra se si e mbështet ekipin, duke i inkurajuar punonjësit të kenë më shumë ide kreative, apo që t’i motivojë ata. Gjithsesi, të rikujtojmë se cilido të jetë problemi i tij/saj nuk mund të ndikojë dhe të të prekë edhe ty. Nëse je një person empatik dhe do të kesh një tjetër këndvështrim mbi situatën, konsidero gjëra të ndryshme, duke nisur që nga ndjenjat e shefit/es deri tek ankthi që mund të ndiejë para një projekti të ri.

Nëse të ka ardhur në majë të hundës, duhet të bësh një bisedë të vështirë, e cila mund të përfshijë edhe tone të larta.

Adreso problemin, vendos kufijtë dhe ec përpara. Mund ta nisësh bisedën me disa fjali të tipit: “E ndiej që ti s’ke mjaftueshëm besim tek unë dhe përgjegjësitë që unë kam në këtë profesion, kur më vendos në një presion të tillë dhe më mikro-menaxhon gjithë kohës. E di rëndësinë e projektit dhe të punës sime, ndaj po bëj më të mirën. Nuk ndihem mirë kur më qëndron mbi kokë dhe më krijon panik dhe ndjesi se jam një person i/e paaftë dhe kam nevojë për menaxhim gjithë kohës”.

Por, mund të kesh edhe një tjetër qasje, në të cilën përfshin kuriozitetin dhe një pyetje të sinqertë: “Do të doja ta dija nëse ka një rezultat më të mirë kjo qasje?”, ose “Kam vënë re se sa herë të sugjeroj diçka të re, nuk të ngjisin si ide. Mund të më japësh një reagim të qartë, që ta di se ç’të sugjeroj në vijim?”. Në këtë mënyrë, e vendos përgjegjësinë mbi shefin/en, i/e cila do e kuptojë se është i/e paqartë me ty.

Paguheni mirë, por e urreni – arsyeja pse duhet të largoheni nga kjo punë
Lexo po ashtu Paguheni mirë, por e urreni – arsyeja pse duhet të largoheni nga kjo punë

Ti ki parasysh se nuk ka të bëjë me një sulm personal. Ti mund të mësosh prej sjelljeve të tij/saj për të ndërtuar një marrëdhënie më të qëndrueshme me të, citon Anabel.

Nëse vërtet nuk do që ta lësh ambientin e punës ku punon dhe të pëlqen ajo që bën, përpiqu që të shmangësh kontaktet e shumta me shefin/en. Në një situatë kur thjesht bëhet shumë e vështirë për t’u përballuar, shko te departamenti i Burimeve Njerëzore, shpreh problemet e tua dhe nëse asgjë nuk ndryshon, nis të dërgosh CV diku tjetër, në të njëjtin pozicion dhe profesion. /Telegrafi/