Këtë metodë e përshëndesin edhe ekspertët

Pasi të keni hapur kavanozat me salca apo me ndonjë produkt tjetër, patjetër fusni në frigorifer për ta penguar prishjen e tyre. Megjithatë, edhe atëherë mund të krijohet myku dhe prishja e produkteve.


Një amvisë na ka zbuluar trukun e vet se si ushqimi në kavanoza të zgjasë sa më shumë dhe të mos prishet!

Në faqen e Facebook The Prepped Mama, ku rregullisht i publikon këshillat dhe truqet e veta për amvisëri, e ka publikuar edhe këtë këshillë.

Kthimi mbrapsht i kavanozave

“Truk i shkëlqyeshëm për ruajtje të ushqimit në kavanoza është që t’i vendosni mbrapsht në frigorifer. Kjo i mbyll dhe i pengon që të prishen, gjë që ju kursen edhe kohë edhe para”, ka shkruar amvisa në publikimin e saj.

Ekspertja e mikrobiologjisë dhe e agrikulturës, Cathy Moir, për Daily Mail ka theksuar që ky truk nuk do të pengojë zhvillimin e mykut, por do të ngadalësojë zhvillimin e mikroorganizmave, përcjell Telegrafi.

v3imagesbinaedee5fd6bfae3e0c7f3bc02f3099a3e v39zbohya00gk7nr5u2 t1880

Vetëm për produkte të dendura

“Me kthimin mbrapshtë të kavanozave, sipërfaqja ku do të krijohej myku do të bjerë në kapak dhe do ta mbyllë depërtimin e ajrit, gjë që do të vështirësojë zhvillimin e mikroorganizmave”, ka thënë Moir.

Edhe pse ky truk është i mirë dhe pengon zhvillimin e mykut, Cathy Moir rekomandon që kavanozat e hapur të përdoren sa më pak, domethënë që produktet të shpenzohen më shpejt pas hapjes.

Derisa të jenë të mbyllur kavanozat mund t’i vendosni mbrapsht për t’ua zgjatur kohën e zhvillimit të mykut, vetëm kujdes që produktet të jenë të trasha siç janë salcat e domateve, ajvari etj. /Telegrafi/

qfa0ajwrufozah7jaz5e94487178c36