Si të shmangni tragjeditë në ujë: Paralajmërim dhe këshilla të rëndësishme për pushuesit

Gjatë tërë vitit, e sidomos në muajt e nxehtë të verës, qëndrimi pranë ujit sjell kënaqësi dhe freski për të rritur e fëmijë, por shpesh bart edhe rreziqe serioze, më i madhi prej tyre është rreziku nga mbytja
Mbytja është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve nga lëndimet në të gjitha grupmoshat, në mbarë botën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 236,000 njerëz humbin jetën çdo vit nga mbytja dhe pasojat e saj, ndërsa besohet se numri real është edhe më i lartë.
Pothuajse 90% e rasteve të mbytjeve aksidentale ndodhin në vendet në zhvillim ose me zhvillim të mesëm. Faktorët kryesorë të rrezikut për mbytje janë mosha, gjinia dhe qasja në burimet ujore.
Mbytja është shkaku kryesor i vdekjeve te fëmijët nën 5 vjeç dhe ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve aksidentale te fëmijët e moshave tjera. Fëmijët më të vegjël zakonisht mbyten në rezervuarë të vegjël artificialë (vaska, pishina), ndërsa fëmijët më të rritur në ujëra të hapura si lumenj, liqene apo dete.
Meshkujt janë më të rrezikuar, me një shkallë vdekshmërie dy herë më të lartë se femrat. Ata më shpesh kërkojnë edhe trajtim spitalor për pasoja serioze nga mbytjet jo fatale. Kjo lidhet me ekspozimin më të madh në ujë dhe sjelljet më të rrezikshme, si notimi jashtë zonave të mbikëqyrura, konsumimi i alkoolit para notit apo vozitjes me barkë.
Në rrezik janë edhe ata që punojnë shpesh pranë ujit, si peshkatarët, dhe fëmijët që jetojnë afër burimeve të hapura të ujit – kanale, puse, rezervuarë.
Faktorë shtesë të rrezikut janë përmbytjet, mosha e re, mungesa e mbikëqyrjes, sëmundjet si epilepsia, përdorimi i alkoolit apo droga pranë ujit dhe mungesa e njohjes së rreziqeve lokale, transmeton Telegrafi.
Si ta parandaloni mbytjen?
Ka shumë mënyra që secili prej nesh dhe komuniteti mund t’i zbatojë për ta ulur rrezikun:
▪ Vendosni pengesa mbrojtëse për të kufizuar qasjen në ujë (p.sh., mbuloni puset, rrethoni pishinat).
▪ Mësoni fëmijët e vegjël bazat e notit dhe sigurisë në ujë.
▪ Zbatoni ligje dhe politika për sigurinë në ujë (rregulla për lundrim të sigurt, përdorimin e pajisjeve shpëtuese etj.).
▪ Planifikoni menaxhimin e përmbytjeve dhe sistemet e paralajmërimit të hershëm.
▪Zhvilloni strategji kombëtare të sigurisë në ujë për të rritur ndërgjegjësimin.
Çfarë mund të bëjë secili prej nesh?
Para se të hyni në ujë:
▪ Mos pini alkool ose substanca që ndryshojnë vetëdijen. Ato pengojnë gjykimin, koordinimin dhe rrisin rrezikun e mbytjes.
▪ Mos hyni në ujë menjëherë pas ushqimit. Prisni të paktën 2 orë.
▪ Nëse nuk dini mirë të notoni, mos hyni vetëm dhe përdorni pajisje shpëtuese.
Ndërsa jeni në ujë:
▪ Hyni ngadalë, kontrolloni thellësinë.
▪ Mos kërceni në ujë me thellësi të panjohur!
▪ Mos e teproni me vetëbesimin, notoni gjithmonë me dikë dhe brenda zonave të shënuara.
▪ Mos u largoni shumë nga bregu, notoni paralelisht me të.
▪ Pushoni nëse lodheni, dilni ose qëndroni në zonë të cekët.
▪ Nëse keni vështirësi, qetësohuni, shtrihuni mbi shpinë, ngrini dorën dhe sinjalizoni ndihmë.
Kujdes i veçantë për ujërat e hapura
Zhytja në liqene, lumenj apo det është ndryshe nga notimi në pishinë: njihuni me rrymat, temperaturën e ujit, gjallesat ujore dhe rreziqet lokale.
Rrymat e forta: Nëse ju zë një rrymë, mos u përpiqni të notoni kundër saj! Qëndroni të qetë dhe notoni anash, diagonalisht drejt bregut.
Rregulla për zhytjen
▪ Zhytuni gjithmonë me dikë tjetë.
▪ Mos e mbani frymën shumë gjatë.
▪ Mos hiperventiloni para zhytjes.
Siguria në barka dhe mjete ujore
▪ Jeleku shpëtues është i detyrueshëm! Ai duhet të jetë i madhësisë së duhur dhe i vendosur mirë.
▪Alkooli është shkaktar i shumicës së aksidenteve në ujë – mos konsumoni!
Mësoni bazat e notit dhe shpëtimit
▪ Ushtrohuni të mbani veten mbi ujë, të ktheheni nga shpinë në bark dhe të notoni të paktën 25 metra.
▪ Shikoni rreth vetes dhe ruani vigjilencën, sidomos kur keni fëmijë në ujë.
▪ Mësoni të dalloni dikë që po mbytet, shpesh është një proces i qetë, pa britma dhe pa spërkatje.
Të parandalosh një tragjedi është më e lehtë se të shpëtosh një jetë! Kujdesuni për veten, fëmijët dhe miqtë tuaj, që verës t’ia gëzoheni në mënyrë të sigurt! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Ndoshta jeni alergjik ndaj hudhrës, pa e ditur: Kontrolloni këto simptoma

“Nëse s’i kemi bërë kujdes vetes deri sot, është koha ta bëjmë për fëmijët tanë” – neurologu Myftiu tregon si parandalohet demenca

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë