LAJMI I FUNDIT:

Si të rregulloni një lidhje në largësi pas një zënke të madhe? Këshilla të vlefshme

Si të rregulloni një lidhje në largësi pas një zënke të madhe? Këshilla të vlefshme

Të gjithë e dimë sesa të vështira mund të jenë lidhjet në distancë. Ka momente që çiftet duan ta shkëpusin këtë lidhje që duket si pa të ardhme, por më pas dashuria i ribashkon sërish

Të kesh debate me partnerin që e sheh çdo ditë mund të jetë më e lehtë sesa debatet dhe zënkat tek çiftet në distancë.

“Live” një buzëqeshje, një përqafim mund t’i zbusë tonet. Mirëpo, si t’ia bëni kur partneri është larg dhe keni pasur një zënkë të fortë? Më poshtë mund të lexoni disa këshilla të vlefshme:

Jepini vetes dhe partnerit kohë të qetësoheni

Zënkat krijojnë tension, prandaj edhe pse nuk jeni afër fizikisht, jepini kohë vetes dhe partnerit që të qetësoheni. Pas një zënke është e rëndësishme që të mendoni nëse ia vlen të vazhdoni me këtë histori apo jo. Ndonjëherë mund të debatoni për gjëra në dukje jo të rëndësishme, por duke qenë larg këto gjëra bëhen të mëdha dhe të dy stresoheni më shumë seç duhet.

Pas debatit, mos lini asnjë pyetje pa përgjigje

Pasi të jeni gati për të folur sërish për atë që ndodhi, sigurohuni që të zgjidhni çdo dyshim dhe t’i përgjigjeni çdo pyetjeje që del nga argumenti. Nëse këto çështje nuk trajtohen, me kohën ato do të kthehen dhe do të shkaktojnë sërish probleme.

Shmangni përmendjen e ndonjë teme që mund të shkaktojë një debat tjetër

Asnjëherë mos filloni një debat tjetër, teksa flisni për debatin e ashpër që keni pasur. Sigurohuni që të jeni në një humor të mirë dhe bashkëpunues, sesa të bëheni tepër protektiv dhe të ndjeshëm. Mos harroni që duhet të sqaroni një herë temën për të cilën po flisni, sesa të hapni sërish një luftë të re.

Kujtojuni atyre sa shumë i doni dhe sa rëndësi kanë ata për ju

Çdo debat i ashpër mund ta bëjë partnerin tuaj të ndihet i vetmuar, por ju duhet të siguroheni që pavarësisht asaj që ndodhi, t’i jepni atyre siguri se dashuria nuk është zbehur. Kujtojuni atyre se edhe pas këtij keqkuptimi, ju prapë i dashuroni dhe do të jenë shoqëruesit tuaj të jetës. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Kalo në kategori