LAJMI I FUNDIT:

Si të rikrijoni tetë veshje të paharrueshme nga “Sex and the City”

Si të rikrijoni tetë veshje të paharrueshme nga “Sex and the City”

Mund ta besosh? Kanë kaluar mbi 20 vite që kur kemi parë veshjet e para ikonike në “Sex and the City”.

Mund të duket sikur koha ka fluturuar, por kur Sarah Jessica Parker konfirmoi në fillim të javës së kaluar se do të kthehet për një serial të ri me dhjetë episoda, të gjithë ishin gati për këtë rikthim të bujshëm.


Ndërsa e kemi parë veten të fiksuar pas një numri të madh të serialeve televizive që atëherë, asgjë nuk krahasohet me “Sex and the City” kur bëhet fjalë për departamentin e gardërobës.

Të gjithë e dimë që moda ka ndryshuar dhe shijet tona kanë lëvizur tutje. Megjithatë, kjo nuk është arsye për të mos rikrijuar këto pamje të paharrueshme për ndonjë rast serioz.

Po mendoni se si të kanalizoni Carrie / Samantha / Charlotte / Miranda në veshjet tuaja tani, por nuk dini se si ta arrini?

Ne kemi zgjedhur disa nga momentet tona të preferuara të modës nga katër bazat dhe po ua sjellim mënyrën se si t’i rikrijoni ato tani:

/Telegrafi/