LAJMI I FUNDIT:

Si të reduktoj gazrat gjatë shtatzënisë?

Si të reduktoj gazrat gjatë shtatzënisë?

Me tetë shprehi do të parandaloni shfaqjen e dhimbjeve të stomakut, dhe pini një çaj çdo ditë!

Gjatë shtatzënisë gazrat janë një dukuri krejtësisht normale dhe mos u shqetësoni, nuk mund të dëmtojnë beben.


Megjithatë, mund të jetë shumë e pakëndshme për nënën, sepse ato mund të shoqërohen me dhimbje më të forta në stomak, transmeton Telegrafi.

Kjo shkaktohet nga një sasi e shtuar e progesteronit dhe relaksinës. Ekziston një relaksim i muskujve në trup, dhe kështu sistemi tretës bëhet më i ngadalshëm.

Çfarë mund të ndihmojë nëse keni gazra në shtatzëni?

Çaji i mentës është një zgjedhje e shkëlqyer kur bëhet fjalë për gazrat. Nëse pini tre filxhanë në ditë, do të ketë një efekt të dobishëm në stomak dhe do të qetësojë gazrat.

Nëse keni një problem të madh dhe kjo bëhet e padurueshme, kërkoni ndihmën e mjekut, i cili do t’ju japë disa ilaçe për këtë problem.

Si të parandaloni gazrat në shtatzëni?

1 . Shmangni ushqimet që janë të vështira për t’u tretur.
2. Shmangni ushqimet që shkaktojnë fryrje, si patatet e ëmbla, vezët, lakrat, qepët, brokoli, qiqrat, ushqimet e skuqura, bizelet dhe ushqime të ngjashme.
3. Mos flisni gjatë ngrënies.
4. Hani më ngadalë dhe përtypni mirë ushqimin.
5. Bëni një shëtitje çdo ditë.
6. Zgjidhni rroba të rehatshme.
7. Mos përtypni çamçakëz.
8. Ushtrimet dhe frymëmarrja e thellë përmirësojnë gjithashtu tretjen.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vagjinale

Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vagjinale

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Cili është ndryshimi midis shtatzënisë me një djalë dhe një vajzë: Çfarë ndryshimesh hormonale ndodhin në trupin e gruas

Cili është ndryshimi midis shtatzënisë me një djalë dhe një vajzë: Çfarë ndryshimesh hormonale ndodhin në trupin e gruas

Shtatzëna
Kalo në kategori