LAJMI I FUNDIT:

Si të pajtoheni më së lehti me ish të dashurën, e si me ish të dashurin

Si të pajtoheni më së lehti me ish të dashurën, e si me ish të dashurin

Kur meshkujt provojnë që të pajtohen me ish të dashurën, kryesisht luajnë në letrën e romantikës. Po femrat? Numri më i madh i tyre ish të dashurit i joshin me “krevat”.

Pavarësisht lojërave seksuale, një taktikë shumë e përdorur kohët e fundit, pjesa më e madhe e njerëzve në Britani mendojnë se bërja e një dhurate është mënyra më e mirë për të rifituar ish-in.

Sipas një studimi, që anketoi një total prej 1.927 personash të moshës mbi 18 vjeç, të ndarë në mënyrë të barabartë midis gjinive, rezultoi se meshkujt britanikë përdorin lulet për t’u kthyer te ish-partnerja e tyre, ndërsa femrat preferojnë të përdorin marrëdhënien seksuale.


Dhuratat më të zakonshme të dhëna nga meshkujt përfshijnë lulet, bizhuteritë dhe të brendshmet, ndërsa femrat janë më të prirura të dhurojnë veshje sportive meshkujsh, bileta koncertesh, rroba ose lojëra elektronike.

Më shumë se gjysma e njerëzve në Britaninë e Madhe janë përpjekur të rifitojnë sërish ish- partneret e tyre duke i blerë dhurata të disa llojeve dhe përafërsisht 2/3-ta e tyre (62%) thanë se kanë punuar fort për të rindezur marrëdhënien romantike.

41% e meshkujt të anketuar zgjodhën si taktikën më të preferuar lulet, e nga ana tjetër 3/4-ta e femrave në vend të dhuratave përdorin marrëdhënien seksuale si një mënyrë për tu kther te ish partneri i tyre.

Vetëm 1/4-ta e meshkujve kanë tentuar të joshin ish-partneren në dhomën e gjumit për ta rifituar atë.

Më shumë se 1/3-ta (36%) e meshkujve kanë luftuar shumë për ta rikthyer sërish partneren e tyre dhe të njëjtën gjë kanë bërë dhe 2/3 e femrave. /Telegrafi/