LAJMI I FUNDIT:

Si të ndjeheni mirë në punë ÇDO DITË?

Si të ndjeheni mirë në punë ÇDO DITË?

Edhe nëse e dashuroni punën tuaj, shkuarja në punë mund të mos ju duket si pjesa më e kënaqshme e ditës.

Mirëpo, në mënyrë që të shijoni çdo moment të ditës edhe kur jeni në punë, ka disa forma përmes së cilave mund ta bëni këtë, si forma fizike, njashtu edhe mendore, transmteon Telegrafi.


Shkoni në punë me kohë

Nëse veç keni shkuar ndonjëherë në punë i fundosur në djersë, flokët e shprishura, atëherë e dini se sa e tmerrshme është ta filloni ditën duke qenë vonë për punë. Kjo është arsyeja se përse mund të jetë ide e mirë të planifikoni më herët se si të shkoni gjithmonë me kohë në punë.

Listoni faktorët që ju bëjnë të vonoheni dhe shmangni ata çdo ditë!

Hani mëngjes

Shumica e njerëzve nuk hanë mëngjes për shkak se nuk kanë kohë, apo thjesht nuk janë të uritur. Mirëpo, shumë studime e kanë ndërlidhur ngrënien e mëngjesit me shëndetin e mirë, përfshirë kujtesë më të mirë dhe përqendrim më të mirë, sipas Kathleen M. Zelman nga WebMD.

Mos qëndroni gjithmonë ulur

Zakonisht njerëzit në vende të punës qëndrojnë thuajse tetë orë pa lëvizur dhe vetëm duke qëndruar ulur.

Mirëpo, ju mund të jeni efiçientë dhe mund të bëni punë të mirë, por qëndrimi për një kohë të gjatë po ju sjell më shumë dëme sesa dobi.

Shumë studime shëndetësore tregojnë se qëndrimi ulur shkakton obezitetin, shtypjen e lartë të gjakut, diabetin, kancerin dhe shumë probleme tjera shëndetësore.

Prandaj, bëni vetes një favor dhe zgjatni muskujt çdo 30 minuta.

Dekoroni tavolinën e punës

Nuk është nevoja ti vendosni dhjetë fotografi të qenit tuaj, por është mirë ta bëni tavolinën e punës vend më komod.

Këtë mund ta arrini duke vendosur fotografi familjare, pak lule, apo edhe ndonjë mjet për të luajtur (top tenisi apo çfarëdo qoftë). /Telegrafi/