Duke qenë se lëvizjet e Diellit ndryshojnë nga viti në vit, nuk ka një datë specifike për ekuinoksin e vjeshtës
Këtë vit për shembull ndodhi në 22 shtator dhe si një moment tranzicioni sezonal dhe astrologjik vjen me ndikimet e saj tek çdo shenjë!
Ç’duhet të prisni nga kjo periudhë?
Dashi
Ekuinoksi i vjeshtës sjell në fokus marrëdhëniet tuaja romantike si dhe marrëdhënien me miqtë e vjetër, kolegët apo njerëzit tuaj më të dashur. Duke qenë se Mërkuri ka qenë në prapavijë që prej 9 shtatorit, këtë periudhë do të jeni të frymëzuar për biseda të gjata dhe të thella që do të përcaktojnë më qartë fazën në të cilën ndodhet lidhja juaj dhe probleme që lidhen me reciprocitetin.
Demi
Gjatë ekuinoksit të vjeshtës, Dielli lëviz në shtëpinë tuaj të 6-të që përkon me rutinën e përditshme dhe me mirëqenien. Do të jeni më të fokusuar drejt stilit të shëndetshëm të jetesës. Do të duash të jesh në kontakt të shpeshtë me miqtë apo të dashurit e ty për gjithë pjesën e mbetur të këtij sezoni, shkruan Pop Sugar.
Binjakët
Ekuinoksi i vjeshtës do të stimulojë kreativitetin tuaj dhe dëshirën për të për të nisur një projekt artistik që lidhet shumë emocionalisht me ju. Krahas kësaj, ekziston edhe mundësia për t’i thënë stop punës për pak kohë dhe për të bërë qejf me miqtë dhe të dashurit tuaj.
Gaforrja
Kjo periudhë do t’ju bëjë pak më emocionalë nga ç’jeni. Do të doni të qëndroni më shumë në shtëpi, do përqafoni procesin e shërimit për plagët e vjetra që ju mundojnë dhe që ta dini- ky vendim vjen me përfitime të mëdha për ju që do t’i shijoni në pjesën e mbetur të vitit. Sapo Mërkuri të dalë nga ky moment tranzicioni do të dilni edhe ju nga guacka juaj për të ndarë çfarë keni në zemër me më të dashurit.
Luani
Dëshira dhe kurioziteti do të ndërthuren në mënyrë harmonike këtë periudhë. Me siguri je përpjekur shumë për të bërë para dhe grinda jote nuk zhgënjen kurrë, por këto javë do t’i lësh të gjitha mënjanë për të parë çfarë kolegët dhe miqtë kanë për të të thënë.
Virgjëresha
Fokusi juaj zhvendoset nga aspiratat personale dhe mënyra sesi ti i shfaqesh botës tek ajo çfarë ti vlerëson vërtetë dhe mënyra sesi përkthehet kjo në fitime. Ekuinoksi i vjeshtës do t’ju ndihmojë të identifikoni cilat janë lëvizjet e duhura që duhet të bëni me paratë.
Peshorja
Do të jeni goxha të shqetësuar për mënyrën sesi po prezantoni veten tek të tjerët, por bëni mirë t’i fokusoni energjitë tek gjërat dhe projektet tuaja më të dashura. Përdorni intuitën për çfarë doni të arrini.
Akrepi
Prioriteti juaj për momentin duhet të jetë vetëm vetja dhe koha e kaluar me veten. Merruni me ëndrrat dhe emocionet tuaja. Mund të duket si kohë e përgjumur dhe e ngadaltë, por bazat për suksesin e mëvonshëm e krijoni tani!
Shigjetari
Do të jeni më të dhënë pas punës! Kjo periudhë ju shtyn të jeni më shumë lojtar në grupin tuaj të punës. Do të ndiheni më të motivuar, më bashkëpunues dhe gati për të bërë më shumë përpjekje në detyrat që ju janë ngarkuar.
Bricjapi
Ekuinoksi i vjeshtës vjen me shumë energji për ju. Do të doni që qëllimet dhe arritjet tuaja profesionale të njihen dhe do vërtetoni se jeni gati për të marrë më shumë përgjegjësi nga ç’keni deri tani. Thjesht tregohuni të duruar pasi rezultatet që prisni të shihni mund të vonojnë më shumë nga ç’mendoni ju.
Ujori
Ndonëse jeni krijesa që i qëndroni besnikë zakonit, ky sezon do t’i miksojë pak gjërat-veçanërisht për ju. Krejt papritur do t’ju zgjohet dëshira për të dalë nga zona juaj e rehatisë dhe do të jeni të fokusuar tek aktivitetet që ju japin kënaqësi si emocionalisht ashtu edhe shpirtërisht.
Peshqit
Do të jeni shumë të hapur ndaj të dashurve tuaj dhe do të ndjeni nevojën për të qenë rehat – si emocionalisht ashtu dhe nga ana financiare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

10 thënie që jua rikujtojnë rëndësinë e guximit, pozitivitetit dhe vendosmërisë

Kur duhet të ndërroni sfungjerin e enëve?

10 thënie nga mendja brilante e Bob Marley-t që do t’jua përmirësojnë ditën

Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës