LAJMI I FUNDIT:

Si të ndihmohet Ukraina në përmbysjen e pushtimit rus?

Si të ndihmohet Ukraina në përmbysjen e pushtimit rus?
Ilustrim

 Stanislav Nazarenko

Ukraina po e vazhdon luftën kundër pushtimit rus. Një numër i madh raketash po hidhen me synim të kapitullimit të Kievit. Hera e fundit kur Ukraina është ballafaquar me një pushtim të tillë ka qenë viti 1941. Ushtria ukrainase po tregon zemër të madhe në mbrojtjen e shtetit të vet, duke mos kërkuar ndihmë personale të çfarëdoshme. Sidoqoftë, të gjitha vendet evropiane mund ta ndihmojnë Ukrainën e bashkë me të edhe sigurinë ndërkombëtare duke ndjekur këta hapa:


– Të iniciohet vendosja e masës “No-fly zone” e cila do të ndalonte fluturimin mbi territorin e Ukrainës. Kjo mund të bëhet nga NATO ose nga OKB. Aviacioni rus sot paraqet njërin ndër rreziqet dhe armët më të forta ruse për shkatërrimin e Ukrainës. Aktet e guximshme mund ta ndërrojnë situatën. Mbylleni qiellin mbi Ukrainë;

– Mbështetje në fushën e sigurisë kibernetike dhe infrastrukturës së IT-së;

– Të mbyllet kalimi i flotës ruse në ngushticën e Bosforit dhe Dardaneleve, e paraparë edhe me Konventën Montreux;

– Ndërmarrja e hapave për ndalimin e shpërndarjes së propagandës ruse;

Për më tepër, ndihma me pajisje ushtarake dhe armë është ndihmë e domosdoshme për Ukrainën:

– Të rriten kapacitetet ajrore për ballafaqimin me artilerinë ajrore, balistikën dhe aviacionin rus;

– Të ofrohet numër maksimal i armëve për Ukrainën, asistim në mbrojtjen ukrainase dhe më e rëndësishmja – pajisje për mbrojtje ajrore, bashkë me infrastrukturë komunikuese të sigurt;

– Të sigurohen armët për mbrojtje territoriale për forcat vullnetare që janë të gatshme t’i rezistojnë agresionit dhe pushtimi rus;

– Helmeta dhe jelekë antiplumb, si dhe pajisje mjekësore.

Është gjithashtu shumë e rëndësishme to ofrohet mbështetje maksimale financiare për ekonominë Ukrainase në kohë lufte.

Sigurisht që edhe masat diplomatike janë të rëndësishme, andaj duhet të organizohet një mbledhje e jashtëzakonshme e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në të cilën do të:

– dënohet agresioni i Federatës Ruse kundër Ukrainës;

– nxirret një resolutë e cila sanksionon Rusinë si shtete agresorë;

– inicohet vendosja e një kolektivi paqeruajtës I bazuar në Rezolutën 377 (V) të UN GA, “Të bashkuar për paqe” i datës 3 Nëntor 1950, në Kore (1950), e cila lejon GA-në të lëshojë rekomandime mbi kërkesën e cilitdo nga shtatë anëtarët e këshillit të OKB-së ose shumicës së anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme;

– votohet përjashtimi i Rusisë nga Këshilli I Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Një shtet i cili paturpësisht sulmon fqinjin e tij, nuk mund të jetë pjesë e Këshillit të Sigurimit;

–  inicohet një hetim nga Këshilli i Sigurimi të OKB-së nën Kapitullin VI të Statutit të Kombeve të Bashkuara (Art.34-35, Statuti i KB). Nën nenin 27.3b Rusia nuk mund të vendosë veto në këtë hetim.

– intensifikohet përpjekja për krijimin e një koalicioni “anti-Putin” dhe mbrojtjes së Ukrainës nga agresioni Rus;

Së fundi, por jo edhe nga rëndësia janë sanksionet të cilat secili shtet demokratik duhet të vendosë, janë:

– Vendosja e sanksioneve kundër shtetit rus, oligarkëve dhe elitës rusë të lidhur me Putinin;

– Të zgjerohen sanksionet edhe ne familjet e tyre dhe të bëhet revokimi i vizave;

– Ndalimi i dhënies së vizave për shtetasit rusë;

– Të këputet plotësisht qasja e Rusisë në SWIFT;

– Të vendoset embargo në gazin dhe naftën Ruse;

– Të ndërpriten marrëdhëniet me linjat ajrore ruse, ngarkesat e anijeve dhe kompanitë e pasagjerëve;

– Të bllokohet qasja në porte për kompanitë ruse.

Të gjitha masat e përmendura më lartë paraqesin sfidë për ekonomitë e vendeve evropiane, por a do duhej të merren parasysh paratë kur populli Ukrainas po ballafaqohet me luftë për mbijetesë. Le ta kthejmë paqen në Evropë së bashku.