LAJMI I FUNDIT:

Si do të na duken vetullat këtë pranverë?

Si do të na duken vetullat këtë pranverë?

Pos stilit të flokëve, ndryshimi i imazhit të vetullave bën transformimin më të madh në kokën e personit

Nuk thuhet pa arsye që “vetullat kornizojnë fytyrën”. Lajm i mirë është që stina e radhës lejon eksperimente të ndryshme, transmeton Telegrafi.


Vetulla të lyera me sapun

Kjo ngre trendin e vetullave me xhel në një nivel më të lartë. Brushën për maskarë duhet lagur, njomur në sapun glicerine dhe duhet krehur vetullat në drejtimin lart. Kështu qimet do të ngjiten për lëkurë dhe do të marrin efektin më të shprishur të mundshëm.

‘Blanch’

Kur Madonna ishte në turne, Blond Ambition doli me flokë të zbardhura dhe me vetulla të zeza, bota ishte në shok. Mirëpo, pasi që ajo është trendesiste, kjo gjë kaloi. Tani ky trend jeton edhe në anën tjetër – plotësisht vetulla të bardha, pa kurrfarë harmonie me ngjyrën e flokëve.

Ngjyra

Kaherë vetullat janë tonuar në ngjyrë të njëjtë si edhe flokët, ndërsa sezoni pranverë-verë 2019 propozon edhe ngjyrat dominuese: e kaltra, pink, e gjelbra. Gjithsesi është argëtuese.

Natyrale

Pos vetullave ekstremisht të popullarizuara të cilat janë të plotësuara në mënyrë pedante, të hijesuara dhe të kornizuara me korrektor, në radhë janë edhe vetullat natyrale. Dhe si t’ia bëjnë nëse u mungon ndonjë qime, nëse nuk janë të njëjtësuara apo mbase të theksuara së tepërmi – tuajat janë dhe duhet t’i doni.

Vetulla të trasha

Kur keni menduar në teksturën, është dashur që t’i shumëzoni me numrin 3. Shumë qime të trasha në lëvizje të lirë nuk do të gjykohen këtë sezon, përkundrazi lëvdatë e plotë.

/Telegrafi/