LAJMI I FUNDIT:

Si të mbështillni me lehtësi një dhuratë pa përdorur shirit ngjitës

Si të mbështillni me lehtësi një dhuratë pa përdorur shirit ngjitës

Po vjen koha e festave, pra edhe e dhuratave

Nëse keni zgjedhur një dhuratë për dikë që e doni dhe dëshironi ta mbështillni pa përdorur shirit ngjitës për ta bërë atë të duket më e bukur dhe më e rregullt, shikoni këtë video, transmeton Telegrafi.


Një përdoruese e TikTok-ut, nën emrin e përdorueses Beeandblooms, tregoi se si të mbështillni një dhuratë në vetëm disa hapa. Domethënë, është e rëndësishme që dhurata të vendoset në një kuti.

Pasi të keni përcaktuar se sa letër për mbështjellje ju nevojitet, priteni në katrorë.

Vendoseni dhuratën në letër në mënyrë që qoshet e saj të jenë të lidhura me të gjitha anët e kutisë.

Palosni letrën mbi njërën nga anët më të gjata dhe “tërhiqni” këndin poshtë saj.

Përsëriteni procesin derisa të arrini në faqen e fundit të letrës, e cila do ta “palos” plotësisht kutinë.

♬ Quirky – Oleg Kirilkov

/Telegrafi/