Një lidhje në distancë është e vështirë për t’u mbajtur gjallë, megjithatë nuk është e pamundur dhe ja disa ide që mund t’ju ndihmojnë me këtë:

Byzylykë me prekje

Gjëja më e vështirë në një marrëdhënie në distancë është se nuk mund të prekeni. Fatmirësisht teknologjia ju vjen në ndihmë në këtë moment. Ka disa byzylykë me anë të të cilëve ju mund të prekni partnerin/en tuaj sado larg të jetë dhe ai/ajo do ta kuptojë dhe e anasjellta.

Luani me lojëra seksi

Lodrat e seksit mund t’ju ndihmojnë të shtoni romancën në çift. Madje nëse mund të merrni lojra që i komandoni ju për partnerin dhe anasjelltas do të ishte akoma më mirë, pasi rrit ndërveprimin mes jush.

Biseda erotike

Edhe thjesht e folura me partnerin mund të jetë erotike. Madje kjo gjë mund t’ju afrojë më shumë dhe të shtojë intimitetin mes jush.

Fshihni shënime erotike në valixhe

Është gjithmonë bukur të zbulosh se personi i zemrës ju ka lënë shënime të fshehta të cilat i gjen krejt rastësisht. Sugjerohet që këto shënime të kenë edhe pak romancë brenda.

Surprizojini me foto apo video “provokuese”

Kushdo do të ndihej shumë mirë nëse do të gjente foto apo video (ndoshta nudo) nga partneri/ja. Kështu mbani edhe pasionin zgjuar.

Dërgoni mesazhe argëtuese

Me anë të komunikimit qoftë edhe virtual, ju mund të arrini të bëni marrëdhënien tuaj interesante dhe për të qenë pranë njëri-tjetrit. Qofshin këto meme interneti apo edhe meme të krijuara duke u bazuar në situatat tuaja personale, janë gjithmonë të mirëpritura. /Telegrafi/