LAJMI I FUNDIT:

Si të lëvizni pjesën e sipërme të trupit dhe ta zgjidhni problemin me dhimbjen e qafës

Si të lëvizni pjesën e sipërme të trupit dhe ta zgjidhni problemin me dhimbjen e qafës

Lëvizni pjesën e sipërme të trupit dhe hiqni qafe dhimbjen e shpatullave, e cila shpesh shoqërohet me dhimbje koke

Dr. Adam Fields thekson se “shpatullat e shtangura” janë shpesh dukuri te personat e moshuar dhe shkaktar i llojeve të ndryshme të sëmundjeve në trup, transmeton Telegrafi.

Shtangia afatgjate shkakton komplikime shumë më të rënda, të cilat janë të lidhura edhe me sistemin nervor, andaj kjo mund të shprehet në shëndetin e përgjithshëm.

Me fillimin e fërkimit të shpatullave me shuplakat tuaja, pason relaksimi i muskujve me një lëkundje të lehtë të trupit dhe me hedhje të qetë të krahëve. Me atë rast mund të lëvizni lehtë kërdhokullat.

Kërkojeni pikën nën sqetulla dhe bëni masazh të lehtë, dhe do të eliminoni edhe më shumë dhembjen dhe shtangien.

Luhateni trupin në lëvizje rrethore, mirëpo mos e teproni. Vlerësoni mundësitë tuaja. Do të vëreni se si shpatullat aktivizohen me lëvizje të ndryshme, të cilat nuk përfshijnë shtrirje të fuqishme dhe të rënda.

Në fund të një stërvitjeje të shkurtër, shtrini pëllëmbët.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori