Si të largoni njollat e zeza nga lëkura: tri receta me përbërës të lirë që tashmë i keni në shtëpi

Njollat e fytyrës janë një nga problemet më të vështira të lëkurës për t’u përballur
Sipas dermatologëve, hiperpigmentimi në fytyrë është një nga problemet më të vazhdueshme të lëkurës.
Çka është më e keqja, ato janë më të dukshme ditëve të ngrohta kur kujdesemi veçanërisht që lëkura jonë të shfaqet me shkëlqim të plotë.
Ndër faktorët e tjerë, më pak vendimtarë, hiperpigmentimi ndodh më shpesh për shkak të efekteve negative të rrezatimit diellor, transmeton Telegrafi.
Këto janë kryesisht rrezet UVB ndaj të cilave jemi të ekspozuar gjatë verës, por rrezet UVA që janë të pranishme gjatë gjithë vitit janë gjithashtu të rrezikshme, kështu që “drita e ftohtë” mund të shkaktojë prodhim të tepruar të melaninës.
Derisa të vendosni për një trajtim kozmetik që do t’ju ndihmojë të hiqni njollat nga fytyra, provoni preparatet natyrale për të neutralizuar problemin: uthull molle, patate të papërpunuara dhe limon.
1. Uthull molle
Ekspertët kanë zbuluar se është një aleat i madh kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve të lëkurës. Aplikoni disa pika uthull në pjesët problematike të lëkurës me një shtupë dhe lëreni të veprojë për disa minuta. Uthulla pastron dhe rinovon thellësisht lëkurën dhe ka mundësi që njollat tuaja të errëta të zbardhen.
2. Patate të papërpunuara
Patatet përmbajnë vitaminë B5, e cila është shumë e rëndësishme për rinovimin e lëkurës, por edhe nikotinamide, e njohur për vetitë e saj zbardhuese. Fërkojeni fytyrën me patate të gjalla për rreth 10 minuta, dhe përsëriteni këtë trajtim dy herë në ditë, rezultatet duhet të jenë të dukshme pas dy javësh.
3. Limoni
Acidi askorbik në limon është i njohur për efektet e tij zbardhuese, ndaj duhet ta provoni këtë ilaç shtëpiak për heqjen e njollave nga fytyra. Fërkoni lëngun e limonit në lëkurën e fytyrës dhe lëreni të veprojë për rreth 20 minuta. Shpëlajeni, më pas aplikoni krem hidratues në fytyrën tuaj, pasi limoni do ta thajë atë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Kujdesi për fytyrën gjatë dimrit

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës