Gigi, Zendaya dhe Dua kanë të përbashkët, ndër të tjera, vetullat e trasha. Nëse i keni kështu natyrale, na thoni, ndonëse profesionistët dinë si t’i krijojnë

Nëse për momentin nuk preferoni “brow lamination” – një metodë që kryhet nga estetistet dhe u jep vetullave formë uniforme përmes një losioni që i ndihmon të qëndrojnë të krehura dhe të ngritura sipër – mund të praktikoni një tjetër mënyrë për lyerjen e vetullave.


785 0 6089a0

Për Elite Daily, grimierja Lauren D'Amelio Vente u shpreh se rekomandon përdorimin e një sapuni për vetullat dhe këshilloi mospërdorimin e xhelit.

Sipas saj, xheli i than qimet dhe është e vështirë të punohet mbi produktin. Ajo thotë se me një furçë të pastër dhe sapun për vetullat, krihini qimet për sipër për të arritur formën që dëshironi.

785 0 6089a0563b92b

Pas kësaj, nëse shihni që vetullat kanë nevojë për t’u mbushur, mund të përdorni një pluhur ose laps për vetulla.

Pas kësaj, sërish me furçën, jepuni vetullave formë.

zendaya 1

Xhelin mund ta përdorni në fund, por këshillohet që të mos e përdorni shpesh pasi mund t’i dëmtojë ato.

E vetmja gjë që po ju mban larg këtyre vetullave janë thjesht mjetet.

47b118dd4e9a32ad81cd1