Pas konstatimit të dorëheqjes së ministrit për Punë të Brendshme Oliver Spasovski dhe ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Frosina Remenska, në vend janë hapur çështje të reja. Spasovski dhe Remenska u zëvendësuan nga Mitko Çavkov dhe Dime Spasov.
Në media të vendit po spekulohet se prapa “skenës” partitë po dakordohen për një qeveri teknike që do të mund të organizonte zgjedhje kredibile. Por, shtrohet çështja se si do të duhet të dukej qeveria e ardhshme që do të organizonte zgjedhje të besueshme, kur kemi parasysh se tentimi i parë për qeveri teknike dështoi.
Konsolidimi i demokracisë i patjetërsueshëm
Edhe pse de facto Marrëveshja e Përzhinës është e vdekur, profesori universitar Denko Maleski mendon se esenca e Marrëveshjes së Përzhinës duhet patjetër të aplikohet herdo- kurdo.
“Është dokument që bazohet në Raportin e Pribe-s, ku kërkohet konsolidimi e demokracisë në Maqedoni që të funksionojë si sistem demokratik. Po bëhen përpjekje të komplikuara për ta arritur konsolidimin. Këtu janë dy alternativa për të cilat tani po bisedohet, qeveria kalimtare apo siç po e quajnë “qeveri ekspertësh” ose të jetë koalicion i gjerë i partive më të mëdha, po me mundësi të përfshihen edhe partitë e vogla. Të dy variantet i kanë anët pozitive dhe negative. Qeveria e ekspertëve, përvoja ime e parë nga qeveria e 1991, flet se ajo prapë se prapë mbetet në mëshirën e partive. Prandaj mendoj se “koalicioni i zgjeruar” do të jetë alternativa më e mirë, sepse përgjegjësinë do ta merrnin partitë dhe nuk do të mund t’i sabotojnë aksionet e një qeverie ekspertësh. Kështu që në një qeveri me “koalicion të zgjeruar” do të ketë shpërndarje të pushtetit”, theksoi për Portalb Maleski.
Por që cilado alternativë të ketë suksese, Maleski vë në theks se duhet të ketë pajtueshmëri nga të gjithë partitë për atë që do të dakordohen.
Zëvendës-ndihmësi i sekretarit shtetëror amerikan për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Hoyt Brian Yee në vizitën e tij të fundit në Maqedoni Qeverisë aktuale i dha mesazhin e qartë:
“Qeveria të zbatojë reformat që kërkohen me Marrëveshjen e Përzhinës duke lënë institucionet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre”!
Rëndësia e vullnetit për të marrë përgjegjësi
Çelësi i zgjidhjes së krizës nuk mund të vijë pa politikën. Më shumë se sa fokusi tek emrat, duhet shqyrtuar vullneti, apo më mirë thënë presioni që klasa politike të pranojë përgjegjësinë dhe të shprehë qartë dëshiron për tejkalimin e krizës. Kështu vlerëson njohësi i rrethanave politike, gazetari Nazim Rashidi.
“Në të kundërt emrat mund të jenë “teknik” sa të duan por nëse manipulohen vendimet, vendosen stërkëmbëza, pengohen institucionet apo dhe krijohen probleme që të shmanget zgjidhja e krizës, sepse një gjë e tillë do të nënkuptojë edhe vënien para përgjegjësisë të disa politikanëve, atëherë asgjë s’do arrihet. Në një moment ideal, personat në funksione do të duhej të ishin me një kredibilitet të lartë dhe mbi të gjitha drejtësi dashës dhe që realisht e duan të mirën e njerëzve e jo të partive apo sidomos kësaj klase politike”, shton më tutje Rashidi.
Por a përzgjidhen të tillë njerëz?- pyet Rashidi.
Në këtë linjë është edhe përfaqësuesi special gjerman Johannes Haindl. Ai në vizitën e tij të fundit në Maqedoni porositi që të shtohet përgjegjësia e politikanëve.
“Gjithmonë ka shpresë, por janë politikanët vendor ata të cilët duhet të shohin përgjegjësitë e tyre dhe duhet të vendosin interesat e vendit të parat”, pat theksuar Haindl.
Partitë kanë mesazhet politike të ndërkombëtareve dhe alternativat e ekspertëve vendas, aplikimi i tyre varet nga vullneti dhe dija e tyre për politikën. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë
Kovaçevski: Të gjitha forcat demokratike të mbështesin të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës