LAJMI I FUNDIT:

Si të bësh hapin e parë për të krijuar kontakte me vajzën që e adhuroni

Si të bësh hapin e parë për të krijuar kontakte me vajzën që e adhuroni

T’i afrohesh vajzës dhe të bësh hapin e parë nuk është aspak e lehtë, mirëpo ne do t’ju ndihmojmë që sa më lehtë “t’i afroheni i pari”

Është fakt që vajzat e duan romantikën dhe e duan mashkullin me sens humori, pra patjetër duhet të përpiqeni që gjatë disa sekondave të parë të jeni bash i tillë.


Patjetër duhet të tërhiqni vëmendjen e saj, të lini përshtypje të fortë. Kjo është më se e rëndësishme, si edhe biseda rreth punës, transmeton Telegrafi.

Ne do t’ju paraqesim disa shembuj me të cilët lehtë do të hyni në bashkëbisedim me simpatinë tuaj dhe me të cilat do të mund të njiheni edhe me vajzën që nuk e njihni, por që ju pëlqen.

Kini vetëbesim dhe vendosni fuqishëm a dëshironi t’i afroheni vajzës apo jo, sepse nëse dukeni të frikësuar dhe sikur ngurroni, vështirë se do të lini përshtypje të mirë.

Mbase kjo do t’ju duket qesharake, fëmijërore apo si ndonjë klishe, mirëpo do të arrini të realizoni bashkëbisedim të suksesshëm.

Thjesht, afrojuni dhe thoni:

– Më falni, mos je magjistare, sepse asgjë nuk po shoh pos teje?
– A je besimtare, sepse je përgjigjja e lutjeve të mia?
– Oh, më fal. Kam humbur numrin tim të telefonit, a mund të ma jepni tuajin?
– A e ke ditur që trupi yt është 65% ujë, ndërsa unë jam i etur?
– A mund të të shoqëroj deri te shtëpia, sepse mua prindërit më thonë t’i shoqëroj ëndrrat e mia?
– Po të isha mace do të kaloja të nëntë jetët me ty.
– Hej, unë jam hajdut dhe kam ardhur të të grabis.
– Vë bast që ti nuk do të dalësh në takim me mua.
– A i do lojërat me mozaikun? Edhe unë, e pra të “krijojmë” lidhjen.
– Më puth nëse e kam gabim, mirëpo dinozaurët ende ekzistojnë, apo jo?

Mbani në mend, mos lejoni që biseda të përfundojë me vetëm disa nga këto fjali. Poenta është që t’i krijoni vetes hapësirë për bashkëbisedim të bukur në mënyrë që të prezantoheni dhe të njihni vajzën e cila ju pëlqen.

Mos harroni të buzëqeshni, nëse arrini që me shprehje serioze të fytyrës të thoni: A e do mozaikun”, me siguri do të mendojë që diçka nuk është në rregull me ju.

Buzëqeshja, vetëbesimi dhe fora e mirë, janë e gjitha që ju duhet. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Bionde apo zeshkane? 9 gjërat që meshkujt mendojnë për flokët tuaj

Bionde apo zeshkane? 9 gjërat që meshkujt mendojnë për flokët tuaj

Lifestyle
Kalo në kategori