Mbrëmja e Shën Valentinit po afrohet dhe nëse do ta kaloni këtë natë së bashku me të dashurin tuaj, ne kemi vendosur t’ju ndihmojmë të dukeni edhe më bukur duke krijuar një video-tutorial për grim.

Në këtë ditë këshillohet që grimi të jetë më i ëmbël, jo shumë i rënduar dhe shumë më romantik që të nxjerrë në pah anën tuaj femërore dhe joshëse.

Për realizimin e këtij grimi, bashkëpunuam me grimerën  Majlindë Klinaku, pjesë e ekipit të “Glam Fjolla” në Prishtinë. /Telegrafi/